Të tjera lajme

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 08 Qershor

Dje në ora 11:00, në udhëkryqin e rrugëve “Vodenska” dhe “Radovan Coniq” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Trafikun Rrugor Tetovë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Volksvagen Golf” me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se automjeti ishte me afat të regjistrimit të skaduar për më shumë se 30 ditë, ndërsa po drejtohej nga një 41-vjeçar nga Tetova, i cili nuk posedonte patentë shoferi. Është njoftuar Prokurori Publik dhe me udhëzim të tij personi është privuar nga liria, ndërsa automjeti është konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

……Dje në ora 16:50 në SPB Tetovë, një 45-vjeçar nga Tetova ka raportuar se rreth orës 16:00 në rrugën “Boris Kidriç”, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

…..Dje në ora 18:00 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacionet Policore Gostivar dhe Tetovë kanë privuar nga liria një 36-vjeçar nga fshati Debresh i Tetovës. Ai dyshohet se në zonën e Stacionit Policor Gostivar ka kryer disa vepra penale “vjedhje”. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

……Dje në ora 20:25 në SPB Tetovë, një 49-vjeçar nga Tetova ka raportuar se rreth orës 19:00 në parkun pranë Qendrës Sportive, tre të mitur i janë afruar djalit të tij të mitur dhe shokëve të tij, me çka njëri nga personat ka nxjerrë një thikë. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe për zbardhjen e rastit.

……Dje në ora 18:40 në Stacionin Policor Gostivar është raportuar se në Repartin e Pediatrisë, për shkak të helmimit me barna, është sjellë një fëmijë pesëvjeçar nga fshati Çegran i Gostivarit. Sipas raportimit, fëmija ka rënë në kontakt me barna që ishin lënë në një vend të arritshëm dhe i ka gëlltitur ato. Fëmija është transportuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup për kujdes dhe ekzaminime të mëtejshme.

Dje në ora 21:50 në SPB Tetovë, një banor 60-vjeçar nga Tetova ka raportuar se rreth orës 16:30, në një objekt hotelier të vendosur në rrugën “Ilinden”, është sulmuar fizikisht nga djali i tij. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Të fundit