Kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sharec paralajmëroi se sot do të japë dorëheqje nga funksioni.
Sharec theksoi se me koalicionin e pakicës nuk mund të arrihet e tërë ajo që planifikon ta bëjë dhe kërkoi zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Me një koalicion të tillë në Parlament nuk mund t’i realizoj pritjet e qytetarëve. Do të jem në mundësi ta bëjë këtë pas zgjedhjeve”, theksoi Sharec në konferencë për shtyp.
Ai shtoi se Qeveria e tij e pakicës nuk mund t’i miratojë ligjet e rëndësishme.
Paraprakisht, ministri slloven i Financave Andrej Beroncel ka dhënë dorëheqje. Sipas agjencisë sllovene të lajmeve STA, me siguri arsyeja për dorëheqjen është mosmarrëveshja me draft-ligjin për heqjen e sigurimit shtesë shëndetësore. fb/