24/05/2024
19.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryesimi i RMV-së me OSBE-në: Osmani nis misionin me moton ”Fjala është për njerëzit”

Në Vjenë mbahet Këshilli i Përhershëm i OSBE-së, ku Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, prezanton planin dhe agjendën e RMV-së si kryesues para përfaqësuesve të 57 vendeve në rolin e kryesuesit të organizatës më të madhe rajonale të sigurisë në botë, OSBE-së.

“E fillojmë misionin tonë, nën moton “Fjala është për njerëzit”, për të treguar dhe vërtetuar se njerëzit duhet të jenë para se gjithash. Me presidencën, kemi një mundësi të shkëlqyer për t’u bërë një aktor aktiv në gjenerimin e stabilitetit në një kontekst më të gjerë rajonal dhe të sigurt dhe të motivuar ecim drejt realizimit të qëllimeve tona” – ka shkruar në Facebook Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani.

Ministri Osmani sot në Vjenë ka takuar Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së Helga Schmid. Sic shkruan Osmani, ajo shprehu mbështetje të fortë për kryesimin e OSBE-së nga Maqedonia e Veriut dhe se të gjitha strukturat ekzekutive të organizatës do të jenë në dispozicion për të realizuar prioritetet e kryesisë sonë.

“Konkluzioni i përbashkët i takimit ishte se Maqedonia e Veriut deri më tani ka treguar shumë herë kapacitetin e saj në diplomaci. Përmes dialogut politik, mjeteve demokratike dhe politikave të mençura, Maqedonia e Veriut i arrin qëllimet e veta si brenda ashtu edhe ndërkombëtarisht.Nëpërmjet kryesimit të OSBE-së, ne do të investojmë të gjithë kapacitetin, përvojën dhe njohuritë tona për të udhëhequr dhe kontribuar në politikat dhe proceset ndërkombëtare” – shkruan në Facebook, Ministri i Jashtëm I RMV-së, Bujar Osmani.

Të fundit