Kryetari i Komunës së Tearcës z. Nuhi Neziri realizoi takim pune me Ministrin e Mjedisit dhe Ambientit Jetësore z. Naser Nuredini.
Në këtë takim u bisedua për sfidat me të cilat po ballafaqohet komuna në mbrojtjen e mjedisit jetësor. Kryetari Neziri e njoftoi Ministrin për gjendjen e realizimit të projektit dyvjeçar për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në vendbanimin Tearcë, që realizohet me mbështetjen financiare të MMJPH-së, dhe pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.
Gjithashtu, në këtë takim kryetari Neziri bisedoj edhe për nevojën dhe mundësitë për bashkëpunim dhe mbështetje të komunës në realizimin e projekteve të tjera të planifikuara në zonë.
Nga Zyra për Informim e Komunës së Tearcës.