05/03/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryetari Taravari, takon ambasadorin e RMV-së në Abu Dhabi

Kryetari Arben Taravari gjatë qëndrimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka vizituar Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi, ku është mirëpritur nga ambasadori z. Abdulkadër Mehmedi.

“Me amabasadorin Mehmedi, biseduam për ngritjen e bashkëpunimeve ndërmjet shtetit tonë dhe EBA, si në sferën e teknologjisë informative, shkëmbimet tregtare dhe bashkëpunime të tjera zhvillimore në interes të vendit tonë”, ka theksuar Taravari.

Ndryshe, kryetarin Taravari në Emiratet e Bashkuara Arabe e shoqëron kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ndërsa në Emiratet qëndron me ftesë të Omar Sulltan Alolama, Ministër i Shtetit për Inteligjencë Artificiale.

Taravari dhe Limani, morën pjesë në “World Government Summit 2023”, prej ku kanë shfrytëzuar nga rasti të realizojnë edhe takime me personalitete të ndryshëm.

Të fundit