27/07/2024
23.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

KSHPK: Nuk ka mbikëqyrje sistematike në zbatimin e ligjeve, korrupsion i shprehur edhe në menaxhimin me pronën shtetërore

Mbikëqyrja në zbatimin e ligjeve nuk është rregulluar në mënyrë sistematike, ndërsa kjo në praktikë çon drejt zbatimit joefikas të ligjeve. Është e domosdoshme të revidohet organizimi dhe funksionimi i shërbimeve inspektuese, si dhe i llojeve të tjera të mbikëqyrjes, kontrollit dhe suprevizionit në mënyrë që të garantohet zbatimi konsekuent i ligjeve, kumtoi Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK).

Siç u tha në mbledhjen e sotme, të 80-të të KSHPK-së, mbikëqyrja inspektuese është mekanizmi më i rëndësishëm për kontroll të zbatimit të ligjeve, por në disa ligje, krahas mbikëqyrjes inspektuese parashihen edhe lloje të tjera të mbikëqyrjeve, kontrolle, revizione dhe supervizione të cilat nuk janë rergulluar në mënyrë të saktë dhe të qartë.

Për këtë shkak, por edhe për shkak të mangësive për të cilat u tha, KSHPK në suaza të mbledhjes solli Vendim për ndryshim dhe plotësim të Strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2021-2025. Një nga sektorët e rinj (fushat) të cialt propozohen në Strategji, është mu “Mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve”.

“Mbikëqyrja inspektuese është mekanizmi më i rëndësishëm për kontroll të zbatimit të ligjeve, por në disa ligje, krahas mbikëqyrjes inspektuese, parashihen edhe lloje të tjera të mbikëqyrjeve, kontrolle, revizione, supervizione të cilat nuk janë rregulluar në mënyrë të qartë dhe të saktë. E tërë kjo çon drejt mbikëqyrjes së pamjaftueshme në praktikë, e me atë edhe drejt zbatimit joefikas të ligjeve. Është e domosdoshme të revidohet organizimi dhe funksionimi i shërbimeve inspektuese, si dhe i llojeve të tjera të mbikëqyrjes, kontrollit dhe suprevizionit në mënyrë që të garantohet zbatimi konsekuent i ligjeve. Njëkohësisht, me rëndësi thelbësore është të përforcohen edhe kapacitetet kadrovike dhe teknike të shërbimeve inspektuese, sepse për momentin, madje edhe në këto sfera ku ka nga dy shërbime të ndryshme inspektuese, në nivel qendror dhe lokal, megjithatë në praktikë mungon mbikëqyrja thelbësore dhe sistematike inspektuese sepse asnjëra nga këto shërbime nuk patën kapacitet të mjaftueshëm”, theksoi anëtari i KSHPK-së dhe koordinues gjatë përgatitjes së Strategjisë”, Vlladimir Georgiev.

Sipas tij, në sektorin “Mbikëqyrje e zbatimit të ligjit” janë konstatuar tre probleme prioritare të cilat gjenerojnë rreziqe nga korrupsioni në këtë sferë për tejkalimin e të cilave janë paraparë tre masa dhe 10 aktivitete.

Sfera e dytë e re të cilën KSHPK propozon të përfshihet posaçërisht në Strategjinë nacionale, është “Prona në pronësi shtetërore”.

Në këtë sektor, shtoi, janë konstatuar dy probleme prioritare të cilat gjenerojnë rreziqe nga korrupsioni për tejkalimine  të cilave janë paraparë dy masa dhe tetë aktivitete.

Siç informoi Georgiev, me Vendimin,. përveç që do të vendoseshin këto dy sfera të reja, në Strategji do të ndryshonin edhe disa aktivitete ekzistuese, por do të shtoheshin gjithsek 102 aktivitete të reja të cialt i prëfshijnë edhe 18 aktivitetet nga dy sferat e reja – “Mbikëqyrje e zbatimit të ligjit” dhe “Prona në pronësi shtetërore”.

Më së shumti nga aktivitetet e reja janë shtuar në sferën “Furnizime publike”, si dhe në sektorët “Urbanizmi dhe planifikimi hapësinor” dhe “Mjedisi jetësor”, për të cialt KSHPK konstatoi se nevojjitet të përforcohen me masa shtesë.

Georgiev paraprakisht, duke e arsyetuar nevojën për ndryshim dhe plotësim të Strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2021-2025, tha se në vitin 2021, nga gjithsej 111 aktivitetet e parapara, tërësisht janë realizuar 22 apo 20 për qind, në rrjedhë të zbatimit ishin 27 për qind, ndërsa 53 prë qind e aktiviteteve fare nuk kanë filluar të realizohen. Në vitin 2022, ndërkaq, nga gjithsej 165 aktivitete të planifikuara në të cilat ishin përfshirë edhe të partealizuarat në vitin 2021, janë zbatuar vetëm 17 apo 10 për qind, të parealizuara janë 55 për qind, prëderisa në rrjedhë implementimi ishin 35 për qind.

KSHPK e solli Straegjinë ancionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2021-2025 më 10 dhjetor 2020, ndërsa Kuvendi e miratoi, siç theksoi Georgiev, me vonesë të caktuar, më 18 prill 2021.

KSHPK përgatitë raporte vjetore për zbatimin e Strategjisë dhe çdo vit deri më 31 mars ia parashtron Parlamentit.

Në mbledhjen e sotme e cila u zhvillua përmes platformës Zum, KSHPK e zgjodhi Sofka Pejovska Dojçinovska zëvendës-kryetare të re, ndërkaq vepron edhe sipas lëndëve konkrete, si dhe rreth lëndëve të formuara pas paraqitjeve nga informatorët në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e informatorëve. /zhurnal.mk/

Të fundit