17/06/2024
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

KSHZ Maqedoni: Gjithsej 297 kandidatë do të luftojnë për kryetarë të komunave më 17 tetor

Gjithsej 297 kandidatë do të luftojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale më 17 tetor për kryetarë në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa janë parashtruar edhe 546 lista për këshilltarë, tregojnë rezultatet nga lista që dje e publikoi Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ).

Më së shumti kandidatë të paraqitur për kryetarë të komunave – 12 ka për Qytetin e Shkupit. Për komunat e qytetit të Shkupit dhe periferisë për Qendër janë paraqitur shtatë kandidatë për kryetarë të komunave, për Aerodromin pesë, për Butelin dy, për Karposhin gjashtë, Kisella Vodën gjashtë, Gazi Babën katër, Gjorçe Petrovin gjashtë, Çairin pesë, Haraçinën tre, Sarajin katër, Shuto Orizarën gjashtë, Ilindenin katër, Petroivecin tre, Sopishten dy, Studeniçanin tre, Zelenikovën tre dhe Çuçer Sandevën katër kandidatë për kryetarë të komunave.

Nga komunat e tjera në vend më së paku kandidatura për kryetar të komunave, vetëm dy ka në Mavrovë Rostushë.

Për zgjedhjet lokale janë parashtruar 546 lista për këshilltarë në të gjitha komunat e vendit dhe në Qytetin e Shkupit.

Për Qytetin e Shkupit janë parashtruar 15 lista për këshilltarë, për komunën Aerodrom nëntë, Haraçinë katër, Butel 13, Gazi Babë nëntë, Gjorçe Petrov tetë, Zelenikovë tetë, Ilinden katër, Karposh 10, Kisella Vodë nëntë, Petrovec pesë, Saraj gjashtë, Studeniçan 10, Qendër nëntë, Çair nëntë, Çuçer Sandevë tetë dhe Shuto Orizarë nëntë lista për këshilltarë.

Të fundit