19/06/2024
29.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Cila qendër po e sulmon BDI-në? Mickoski thërret Prokurorinë që të hetojnë veturën e djegur të Grubit

Qendër hibride politiko-ekonomike po e sulmon vazhdimisht BDI-në. Kështu u shpreh dje nënkryetari i ri i BDI-së, Bujar Osmani. Sipas tij, kjo qendër konsideron që barazia dhe humbja e monopoleve në Maqedoni, është rrezik për shtetin.

“Këshilli i përgjithshëm ka dëgjuar një raport nga kryetari i partisë për informacionet që vijnë për ekzistimin e të ashtuquajturës qendra hibride politiko-ekonomike e cila është krijuar në vend nga qendra politike partiake, nga disa qendra ekonomike e biznesit, të cilat vlerësojnë se barazia në vend është kërcënim për shtetin, humbja e monopoleve në vend, është kërcënim për shtetin dhe ata po tentojnë të bëjnë dëm kryesisht ndaj BDI-së duke e vlerësuar BDI-në si paradigmë e barazisë etnike në vend”, tha Bujar Osmani – nënkryetar i BDI-së.

Sulmet që përmendi Osmani lidhen edhe me ndodhinë e fundit me zv.kryeministrin e parë, Artan Grubi. Atij më datë 22 korrik në orët e hershme të mëngjesit, iu dogj vetura. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski këtë e konsideron si akt kriminal por, më e dyshimtë sipas tij është edhe fakti që vetura nuk figuronte në emër të Grubit.

Çdo akt i tillë kriminel duhet të hetohet në detaje dhe kryerësit ashtu sikur për çdo akt tjetër kriminal duhet të përgjigjen për veprën pa dallim vetura e kujt është. Ajo që gjithashtu ishte e njohur për opinionin është se në fakt vetura nuk ishte në pronësi të personit të cilin e përmendët por ka qenë në pronësi të një personi tjetër juridik e i cili në të kaluarën lidhet me disa aktivitete biznesi. Unë iu bëj thirrje organeve detajisht ta hetojnë këtë rast”, theksoi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Përndryshe akuza të shumta ndaj BDI-së kishte më së tepërmi nga partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE. Kjo parti ka nxjerë në shesh dyshime të shumta që nga blerja qendrës tregtare “Soravia” nga ana e nipit të Ali Ahmetit, Drin Ahmeti, që më pas të vazhdojnë me anëtarë tjerë të familjes. Para pak ditësh, VMRO-DPMNE gjithashtu akuzoi se në Maqedoni është krijuar një softuer spiunazhi, e për të cilin NATO dhe SHBA-të janë kundër. Akuza tjera nga DPMNE erdhën edhe për minierat Illovica dhe Shtuka në Strumicë, e për të cilat thonë se pronar i ri i tyre është familja Destani nga Tetova, që sipas tyre është e afërt me BDI-në.

Të fundit