20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kujdes mos mashtroheni: Në emër të Postës u kërkohen para qytetarëve për dërgesa që asnjëherë si kanë porositur

Posta e Maqedonisë ka njoftim të rëndësishëm për diisa mashtrime që bëhen në internet:

Ju njoftojmë se në emër të Shoqërisë Aksionare “Postat e Maqedonisë së Veriut” në rrjete sociale janë duke u shpërndarë dezinformata për dërgesa postare dhe vlerë të cilën shfrytëzuesi duhet ta paguajë që të tërheq dërgesën. ShA “Postat e Maqedonisë së Veriut” nuk qëndron prapa këtyre publikimeve, dhe çdokush që prezantohet si i autorizuar nga Postat, paraqet keqpërdorim klasik dhe është lëndë e veprës penale dhe përgjegjësi tjetër ligjore. Çdo rast që arrin te ne, menjëherë dokumentohet dhe paraqitet në MPB për procedurë të mëtutjeshme.

Të fundit