28/06/2022
31.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Drejtori i NKP-Tetovë ndanë 20 vendime pune

“Sot kam nderin dhe kënaqësinë zyrtarisht në cilësinë e drejtorit të NKP Tetovë të dorëzoj 20 vendime pune të përhershme për të punësuarit në këtë ndërmarje” kështu është shprehur drejtori Nuredin Fetai informon Tetovasot.
Pas ardhjes së tij në krye të lëtij institucioni kanë nisur ndryshimet e shumta.
Drejtori Fetai tha se përkushtimi ynë është serioz në selektimin e kuadrove cilësorë të cilët do të jenë në shërbim permanentë të qytetarëve tanë!

“Ne vazhdojmë edhe më tutje në realizimin e premtimeve dhe objektivave tona duke patur gjithmonë qytetarin në rend të pari si prioritet dhe njëkohësisht duke dëshmuar se besimi i dhënë nga ana e qytetarëve na motivon çdo ditë e më shumë në punë konkrete dhe realizim të projekteve tona!”u shpreh ai

Ditë më parë punëtorët e kësaj ndërmarrjeje u pajisen me rroba të reja në ndërkohë që edhe pagesat e tyre tashmë po bëhen në kohë të rregullt.

Të fundit