14/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kumanova në karantinë të plotë

Në Kumanovë nga mbrëmë në ora 21 është vendosur ndalesë dhe regjim i posaçëm i lëvizjes së popullatës. Përjashtimet për lëvizje vlejnë për policinë, armatën, punëtorët shëndetësorë të cilët punën e realizojnë pa pengesë.

Vendimin e solli Qeveria gjatë ditës së djeshme kurse ora policorë do të përfundojnë të hënën në ora 5 të mëngjesit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndalesa e lëvizjes gjatë ditëve të punës, përkatësisht nga dita e hënë deri ditën e premte në Kumanovë do të nisë nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në ora 5.

Barnatoret do të punojnë pa pengesa, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të përpunojë plan për punë pa pengesa edhe të enteve shëndetësore në rrethinën e Komunës së Kumanovës./Telegrafi/

Të fundit