25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kumtesë e LSDM-së për masa për mbështetje të ekonomisë

Mbi 130.000 qytetarë të punësuar, të ardhurat e të cilëve nga janari e deri në prill të këtij viti nuk ishin më të larta se 15.000 denarë në muaj, do të marrin vauçer prej 6.000 denarëve, të cilin do të mund ta përdorin në objektet turistike vendase, por edhe kartelë pagesore prej 3.000 denarëve, që mund të përdoret në të gjitha objektet hotelierike në vend.

Kjo është pjesë e pakos së tretë të masave të Qeverisë, të udhëhequr nga LSDM për mbështetje të drejtpërdrejtë të ekonomisë.

Qytetarët, të cilët, sipas të dhënave të DPH-së, i plotësojnë kushtet për këtë masë, do të marrin me postë elektronike vauçerin me QR KOD në vlerë prej 6.000 denarëve dhe udhëzime për përdorimin e tij. Të njëjtëve qytetarë u takon edhe kartelë pagesore elektronike në vlerë prej 3.000 denarëve, të cilën mund ta përdorin në të gjitha objektet hotielierike ushqimore dhe në objektet ku do të pushojnë, si dhe në objektet e tjera të hotelierisë.

Vauçerët për akomodim mund të përdoren në të gjitha objektet e akomodimit që kanë Vendim për kategorizim, përfshirë këtu edhe strehimin privat nga 15 korriku deri më 15 dhjetor të këtij viti.

Kjo masë për mbështetjen e turizmin vendas, si një nga degët më të prekura nga kriza e koronavirusit, është në vlerë prej 10 milionë euro.

Qëllimi kryesor i kësaj mase është inkurajimi i konsumit të brendshëm privat dhe mbështetja e sektorit të brendshëm të turizmit dhe hotelierisë, ndërsa në periudhën e ardhshme do të vazhdojë zbatimin e masave dhe programeve të reja për të rikuperuar pasojat nga kriza me koronavirusin.

Qendra për komunikim me opinionin e LSDM-së

Të fundit