25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në kuartalin e parë 9.075 vende të lira pune, më të kërkuara veprimtaritë shërbyese dhe shitja

Në kuartalin e parë të këtij viti në shtet janë regjistruar 9.075 vende të lira pune, prej të cilave sipas veprimtarive pjesa më e madhe janë në industrinë përpunuese, 2.482.

Siç publikoi Enti Shtetëror për Statistikë, shkalla e vendeve të lira të punës arrin 1,81 për qind.

Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës në vlerë prej 4,1 për qind ka në sektorin e veprimtarive administrative dhe shërbimit ndihmës, ndërsa shkallë më të ulët në sektorin e arsimit, ku arrin 0,47 për qind.

Subjektet afariste me një numër të punësuarve prej 10 deri 49 kanë shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës, e cila arrin 2,22 për qind. Rajoni juglindor ka shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës, prej 2,80 për qind.

Sipas profesioneve, më së shumti vende të lira pune, përkatësisht 2.878, ka në grupin e pestë të profesioneve – punëtorë në veprimtaritë shërbyese dhe shitje. Pas tyre vijojnë 1.668 teknikë dhe profesione të ndërlidhura, dhe 1.263 te grupi i profesioneve elementare, 1.058 operatorë dhe përpilues të makinerive. Janë regjistruar edhe 720 vende të lira pune nga profesioni i nëpunësve, 609 në grupin e ekspertëve dhe shkencëtarëve. Ka edhe 34 vende të lira pune në grupin e profesioneve anëtarë të trupave ligjdhënës dhe ekzekutiv, funksionarët shtetëror, nëpunës udhëheqës shtetëror, diplomatë dhe drejtorë.

Shikuar sipas veprimtarive, statistika evidenton më së shumti vende të lira pune 2.482 në industrinë e përpunuar, pas së cilës vijojnë tregtia me shumicë dhe pakicë dhe rregullimi i automjeteve dhe motoçikletave me 1.695, pastaj veprimtaritë shërbyese ndihmëse dhe administrative me 933. Në ndërtimtari duhet të plotësohen 803 vende pune, në veprimtarinë e transportit dhe deponimit 569, objekte për akomodim dhe veprimtari servisuese me ushqim 419,…sa/

Të fundit