Ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut mes Shkëndijës së Haraçinës- Shkëndija Tetovë dhe Sileksi – Ohri do të zhvillohen nesër me fillim në ora 16:00,.
Në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë do të luhet ndeshja ndërmjet Shkëndijës së Haraçinës dhe Shkëndijës së Tetovës.
Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar para një jave në stadiumin e qytetit në Tetovë përfundoi me fitoren e kuqezinjve tetovar 3-2.
Ky rezultat premton se edhe në ndeshjen kthyese tifozët e dy klubeve mund të shohin spektakël të vërtetë.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të luhet në Kratovë, ku Sileksi do të përballet me Ohrin. Këto dy ekipe në ndeshjen e parë luajtën me barazim 1-1 .
Pra shtrohet pyetja a mund të ndodhë befasi dhe në finale të kualifikohen dy skuadra të Ligës së dytë.
Dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës në Kumanovë dhe Kratovë fillojnë në ora 16:00.
SHABAN SINANI – TV KOHA







