Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka patur një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel ditën e djeshme.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti u shpreh se Merkel ofroi mbështetjen e Gjermanisë në luftën kundër korrupsionit dhe programit mbicioz të reformës.
Postimi i plotë:
”Dje pata një telefonatë me kancelaren Angela Merkel. Ne diskutuam situatën me # COVID19, procesin e integrimit #EU dhe dialogun me Serbinë. Kancelari #Merkel ofroi mbështetjen e # Gjermanisë për luftën tonë kundër korrupsionit dhe programin tonë ambicioz të reformës.”
/Ora News.tv/