19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kush është gruaja siriane që hodhi bombën në Stamboll, lidhje me kurdët

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Stamboll, ku humbën jetën 6 persona dhe mbi 80 të tjerë mbetën të plagosur.

Për shpërthimin e fuqishëm që ndodhi një ditë më parë pranë sheshit Taksim në Stamboll, është arrestuar një grua, Ahlam Albashir.

Kjo e fundit dyshohet se është autorja e sulmit kamikaz dhe gjatë marrjes në pyetje, ajo ka zbuluar lidhjen me kurdët, raporton Reuters.

Me origjinë nga Siria, Albashir tregoi se ka hyrë në mënyrë ilegale në Turqi ndërsa është trajnuar si oficere speciale e inteligjencës nga PKK, që konsiderohet si organizatë terroriste në shtetin turk.

Ndërkohë, presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët do të ndëshkohen.

Duke folur në një konferencë shtypi në Stamboll, ai dënoi atë që ai e quajti “sulmin e poshtër” dhe tha se ishte ndjerë “era e terrorit”. Hetimet vijojnë për ngjarjen e rëndë.

Të fundit