26/05/2024
13.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kushtet klimatike vonojnë mbjelljet pranverore

Bujqit të cilët kanë toka në fushën e Dibrës por edhe më gjerë, janë të gatshëm për të filluar mbjelljet pranverore . Sipas tyre edhe këtë sezon do të përballen me mosfunksionimi të sistemit për vaditje të fushës së Dibrës

Mbjelljet pranverore vonohen në Dibër dhe rajon. Si shkak kryesor siç thonë institucionet kompetente janë temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut të cilët kanë qenë prezente dy javët e fundit. Bujqit të cilët kanë toka në fushën e Dibrës por edhe më gjerë, janë të gatshëm për të filluar mbjelljet pranverore . Sipas tyre edhe këtë sezon do të përballen me mosfunksionimi të sistemit për vaditje të fushës së Dibrës.Udhëheqësi i njësisë të Ministrisë të Bujqësisë në Dibër, Arben Mulladauti për gazetën KOHA thotë se në krahasim me vitet të tjera këtë pranverë dukshëm janë vonuar mbjelljet pranverore. Mulladauti potencon se problemi kryesor për vonesën e mbjelljeve pranverore janë kushtet atmosferike. “Në krahasim me dy vitet më parë kur gjatë javës të parë kanë përfunduar mbjelljet pranverore këtë vit thuajse afër një muaj këta mbjellje vonohen. Reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta gjatë orëve të ditës nuk kanë mundësuar fillimin e mbjelljeve”, thotë Mulladauti. Ai sqaron se këtë vit me mbjellje pranverore do të jenë prezente 230 hektar. Ai shton se në mbjelljet pranverore sipas shoqatës së bujqve, 50 hektar do të mbillen me kultura kopshtore ku do të dominojnë në 20 hektar grosha, specat, domatet, qepa, lakra, etj.

Në lidhje me mbjelljet biseduam edhe me përfaqësues të shoqatës së bujqve dibran. Edhe ata potencojnë se vonesa e mbjelljeve ka të bëjë me kushtet atmosferike të cilët nuk kanë qenë në favor të mbjelljeve. Bujqit dibran thonë se posedojnë me mekanizëm me standarde të larta dhe presin që mbjelljet të realizohen me sukses.

Me kohë është siguruar edhe plehu artificial, potencojnë ata. Bujqit poashtu thonë se pjesa më e madhe e tyre që kanë edhe parcela më të mëdha të tokës në fushën e Dibrës, posedojnë teknologji moderne. Kjo është një përparësi e madhe për zhvillimin e bujqësisë në Dibër, por sipas tyre një problem vazhdon të jetë mosfunksionimi i sistemit për vaditje. Më se 15 vite ky sistem është jashtë funksionimit, gjë që sipas bujqve ka sjellë dëme të mëdha për bujqësinë në Dibër dhe rajon. Planifikimi i mbjelljeve pranverore është drejtpërdrejt i lidhur me funksionimin e sistemit për vaditje. Shoqatat potencojnë se mosfunksionimi ka ndikuar negativisht në mbjelljen të hapësirave tokësore të cilët kërkojnë gjatë sezonit verorë patjetër ujë për vaditje. Kjo edhe përkundrejt aktiviteteve të ndërmarra nga ministria për të sanuar sistemin që deri tani nuk ka ndonjë lëvizje pozitive edhe këtë viti do të sjell dëme bujqësisë dibrane. (koha.mk)Vjollca SADIKU

Të fundit