27/07/2024
23.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kuvendi duhet t’i konstatojë dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit dhe të zgjedhë spiker të ri, ndërsa Pendarovski t’ia dorëzojë mandatin kryeministrit të ardhshëm teknik

Kuvendi sot do ta mbajë mbledhjen e 139-të në të cilën pritet të konstatohen dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe të zgjidhet kryetari i ri i shtëpisë ligjvënëse, Jovan Mitreski, koordinator aktual i grupit parlamentar të LSDM-së. Kovaçevski dhe Xhaferi, i cili do të jetë mandatar i qeverisë teknike, dorëheqjet i dhanë dje si hyrje për zgjedhjen e qeverisë teknike më 28 janar, një qind ditë para zgjedhjeve parlamentare më 8 maj.

Pritet që Mitreski sot të zgjidhet kryetar i Kuvendit. Në bazë të Rregullores, për kryetar të Kuvendit është zgjedhur kandidati i cili ka fituar shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Pas zgjedhjes dhe betimit solemn, Xhaferi do t’ia dorëzojë funksionin Mitreskit.

Në ndërkohë partitë politike do ta njoftojnë presidentin e shtetit Stevo Pendarovski se në Parlament kanë shumicë, pas çka ai në orët e pasdites do t’ia ndajë mandatin për formimin e qeverisë teknike Xhaferit. Mandatari teknik të shtunën do të dorëzojë program dhe përbërje të Qeverisë në Kuvend.

Përbërja e Qeverisë teknike tashmë dihet pasi partitë politike i publikuan propozimet për ministra dhe zëvendësministra shtesë.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, propozim për kryeministër teknik, dje në intevistë për Kanalin e Kuvendit theksoi se jo vetëm që pret të kemi proces të drejtë, demokratik dhe të suksesshëm zgjedhor, por, siç tha, kemi obligim të sigurojmë zgjedhje të tilla.

“Kështu që, unë jo që pres të kemi të tilla. Ne kemi obligim të sigurojmë zgjehdje të tilla. Dhe kjo vetvetiu është sfidë, dhe fillimisht, personalisht për mua si bartës i atij funksioni, ndërkaq duke i pasur parasysh komunikimin me përfaqësuesit të cilët do të jenë pjeës e asaj qeverie, konsideroj se të gjithë e kanë të qartë se jemi të obliguar ta sigurojmëa të për qytetarët. Dhe unë jam i bindur se atëp do ta sigurojmë dhe do të kemi konsensus mes të gjithë pjesëmarrësve në atë proces, ta sigurojmëa të në mënyrë adekuate” tha Xhaferi në intervistë për kanalin kuvendor.

Ai thekson se kanë obligim moral, politik dhe etnik ndaj qytetarëve tanë, t’u sigurojnë pasqrë adekuate para institucioneve ndërkombëtare të cilët në mënyrë adekuate do ta mbikëqyrin procesin e zgjedhjeve.

“Atë e kemi edhe obligim moral, politik dhe etnik, dhe në fund përgjegjësia është e jona, e qytetarëve tanë, e shtetit tonë, t’i sigurojmë pasqyrë adekuate para institucioneve ndërkombëtare të cilat në mënyrë adekuate do ta mbikëqyrin procesin e zgjedhjeve. Në të vërtetë, ne kemi obligim të sigurojmë që organizatat dhe institucionet ndërkombëtare të kenë qasje adkeuate në proces dhe gjithsesi në bashkëpunim të ngishtë me KSHZ-në, ne do të bëjmë gjithçka që ta sigurojmë atë dhe jam i bindur se ashtu do të jetë”, tha Xhaferi në intervistë.

Të fundit