05/03/2024
12.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ky është vendi që ndalon rrjetet sociale për personat nën 16 vjeç!

Fëmijët dhe të rinjtë në Florida nën moshën 16 vjeç do të ndalohen të përdorin mediat sociale pa pëlqimin e prindërve, sipas një projektligji të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e shtetit.

Sipas mediave amerikane, projektligji nuk thotë se cilat platforma do të ndalohen, por synon të gjitha mediat sociale që ndjekin aktivitetin e përdoruesve, që lejojnë fëmijët të ngarkojnë materiale dhe të komunikojnë me të tjerët.

Projektligji nuk adreson aplikacionet që përdoren për mesazhe private midis individëve.

– Ata përfitojnë nga fëmijët në rritje. Ky është modeli i tyre i biznesit. Dhe pse e bëjnë? Për t’i mbajtur ata me hitet e dopaminës që platforma u jep fëmijëve tanë me çdo autoplay, me çdo pëlqim, me çdo njoftim – tha Republikani Tyler Sirois.

Ligji u miratua me 106 vota kundër dhe 13 kundër dhe masa do të kërkonte që rrjetet sociale të fshinin profilet e kujtdo nën moshën 16 vjeç.

Në pritje të miratimit në Senat

Projektligji është në pritje të miratimit në Senat. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Renner, tha se ndalimi ishte një nga prioritetet e tij në axhendën e mbrojtjes së fëmijëve, së bashku me një projekt-ligj për të kufizuar aksesin në faqet e internetit të të rriturve, të cilin ligjvënësit e miratuan gjithashtu të mërkurën.

– Duhet të zgjidhim efektet negative të rrjeteve sociale dhe të mundësojmë zhvillimin e mirë të fëmijëve tanë. Florida ka një detyrim dhe një interes për të mbrojtur fëmijët, shëndetin e tyre mendor dhe fëmijërinë e tyre – tha Renner.

Ligji gjithashtu do të kërkonte që kompanitë të fshijnë përgjithmonë të dhënat personale të mbledhura nga profilet e fshira.

Të fundit