04/10/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kyçyk: Në Maqedoninë e Veriut zhvillohen dy fushata – për vazhdimin drejt BE-së ose për kthim e vendit ku ishte para tre vjetëve

Në Maqedoninë e Veriut, zhvillohen dy fushata parazgjedhore të ndryshme në koncept – për kthimin e vendit ku ishte tre vjet më parë ose të vazhdohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ky është vlerësimi i deputetit bullgar dhe raportuesit për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyçyk.

Ai në një deklaratë për radion bullgare “Fokus” thotë se ekziston një debat i vështirë dhe kompleks për vlerat thelbësore dhe për atë se ku politikanët maqedonas duan ta shohin vendin e tyre.

“Disa angazhohen që vendi të kthehet në vendin ku ishte tre vjet më parë, ndërsa të tjerët e mbështesin idenë se ajo duhet të vazhdojë të zhvillohet në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Ka edhe disa ide të tjera, që vijnë kryesisht nga partitë që synojnë të tërheqin votues nga pakica shqiptare”, tha Kyçyk.

Sipas tij, nuk ka rreziqe të veçanta për fushatën zgjedhore në Republikën e Maqedonisë e Veriut, nuk ka bojkot, të gjitha forcat politike u bëjnë thirrje qytetarëve që të votojnë më 15 korrik.

Kyçyk gjithashtu thekson se ka një debat midis të rinjve për të ardhmen e vendit në BE, ngjashëm siç ishte edhe në Bullgari para pranimit të saj në Union disa vjet më parë. mb/

Të fundit