26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lajmet e rreme rrezik për rajonin

“Ndërtimi I kapaciteteve mediatike në luftën kundër lajmeve të rreme dhe

dezinformimit si dhe mbështetje ndaj mediave të pavarura në Maqedoninë e veriut
gjatë procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.Ky është një projekt që
është realizuar nga ana e Ambasadës së Çekisë me Universitetin e Evropës
Juglindore në Tetovë.Me këtë rast, në këtë universitet është mbajtur edhe
ceremonia e mbylljes së këtij projekti. Rektori i këtij universiteti Abdylmenaf
Bexheti, falënderoi Republikën e Çekisë për mbështetjen që ka dhënë në luftën
kundër lajmeve të pasakta, që janë kërcënim për rajonin dhe jo vetëm.
“Në këtë drejtim universiteti paraqitet si një kënd I rëndësishëm mes këtij
trekëndëshi siç është komuniteti, botës akademike dhe mediumeve, që janë
ndër shtyllat kryesore të shoqerisë, që të përgatisim gjithnjë e më shumë edhe
stafin tonë por edhe studentët në ballafaqim me lajmet e rreme që paraqiten
gjithnjë e më shumë kërcënuese” tha Rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti
Ambasadori i Çekisë Jarosllav Ludva, shfaqi shpresë se në të ardhmen do të
vazhdojë të mbështesë projekte të tjera për të mirën e komunitetit.
“Falënderoj Universitetin dhe pjesëmarrësit e projektit për bashkëpunimin,
sepse lajmet e pasakta janë shumë të rrezikshme dhe jam shumë I kënaqur
me rezultatet e projektit.Poashtu jam shumë I kënaqur edhe me
bashkëpunimin me universitetin tuaj.Ambasada ka disa projekte të vogla dhe
jam I sigurt se edhe në të ardhmen mund të bashkëpunojmë edhe në disa
projekte të tjera”, tha ambasadori i Çekisë në RMV Jerosllav Luda.
Në këtë projekt kanë qenë të kyçura disa mediume në mesin e të cilëve edhe
Televizioni Koha. Pritet që të ketë edhe një doracak me udhëzime për përballje me
lajmet e rreme.TV KOHA

Të fundit