në takimin e sotëm me përfaqësues të mediumeve, prezantoi aktivitetet
programore dhe projektet kapitale infrastrukturore në tri fusha të
rëndësishme të mjedisit jetësor – menaxhimi i mbeturinave, menaxhimi i
ujërave dhe menaxhimpi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura, zbatimi i
suksesshëm i të cilave është kyç për integrimin tonë evropian.Në këtë
brifing, ministri Nuredini informoi edhe për projektin strategjik
investues për ndërtimin e qendrës së skijimit, Kodra e Diellit për të cilën
koordinatore e projektit është Ministris e Mjedisit Jetësor dhe
Planifikimit Hapësinor, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për një investim
strategjik që ofron jo vetëm përfitim vendor por edhe kombëtar dhe
rajonal.“Qëllimi ishte mbrojtja e vlerave natyrore, por edhe mundësimi i
zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimi i qendrës së skijimit në atë
evropian, sipas mundësive natyrore që ofron. Ne tërhoqëm interesin e
një kompanie më të mirë dhe të njohur evropiane nga Tiroli i Jugut,
TehnoAlpin, e cila është një+udhëheqëse+botërore+në prodhimin dhe
instalimin e sistemeve të borës artificiale, një ekspert i njohur në
projektimin e fushave+dhe zonave të skijimit, me përvojë 30 vjeçare+dhe
16 filiale. Kompania ka bërë hulumtime dhe ka paraqitur një ofertë
serioze, të cilën në seancën e fundit Qeveria e maqedonisw sw veriut e
ka pranuar si investim strategjik”, tha Nuredini, duke bërë të ditur se
vetë kompania planifikon të prezantojë planin e menaxhimit, sipas të
cilit do të investohet në infrastruktur;+- parkingje, ambiente akomodimi,
rinovimi dhe+vendosja e dy ski-ashensorëve+dhe pistave të reja të
skijimit+dhe+vendosja e+makinerive artificiale për prodhimin e borës, të
cilat do të zgjasin sezonin e skijimit dhe nuk do të varen nga kushtet
atmosferike në 6 faza investimi.Investimi duhet të realizohet duke filluar
nga viti 2023.TV KOHA