04/05/2024
7.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Largimi i mbetjeve të Spitalit Modular në Tetovë është një kërkesë e kahmotshme e qytetarëve të Tetovës.

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, ka thënë se në muajin shkurt, në kuadër të Spitalit Klinik të Tetovës do të nisë të funksionojë qendra urgjente.Sipas tij, edhe pse kanë kaluar 12 vite që kur është ndërtuar objekti I ri, megjithatë një pjesë e saj e cila ishte dedikuar për urgjencën nuk është funksionalizuar. Ai tha se urgjenca deri në fund të muajit dhjetor do të pajsijet me aparate më moderne në vend, ndërsa në muajin janar do të jetë në shërbim të qytetarëve.
“Lëshimi I urgjencës në përdorim vërtetë është nevojë urgjente në këtë rajon.Në këtë
drejtim, unë këtë spital e kam vizituar 12 herë dhe gjitha përgatitjet tona për
funksionalizimin e këtij reparti shkon në drejtim të furnizimit me pajisje më modern në
vendin tonë.Këtë e bëjmë me Bankën Botërore, ku marrëvehsja është nënshkruar para dy
jave, furnizimi do të zgjasë deri më 31 dhjetor,ndërsa instalimi I pajisjeve do të jetë në
muajin janar.Unë besoj se deri në muajin shkurt do të kemi promovim të këtij reparti”,
tha Ministria I Shëndetësisë Bekim Sali.
Në ndërkohë, sa i përket largimit të mbetjeve të Spitalit Modular që u përfshi nga zjarri ku
humën jetën 14 pacientë, Ministri Bekim Sali, tha se janë duke ndjekur procedurat dhe pasi që të përfundojnë procedurat e njejta do të largohet.
“Për shkak të respektimit të të gjitha procedurave për largimine një pajisje e cila është
pronë e Spitalit të Tetovës.E dini, procedurat janë të gjata, shpesh herë për shkak të
paqartësive mes institucionet se cila i ka ingerencat, për shkak të rastit speficik, ne nuk
mund të merrnim leje nga prokuroria.Pas marrjes së lejes, ne e kishim fazën e
prokurorimit, në fakt angazhimin e kompanisë e cila do të merr mbi vete tërehqjen e
këtyre mbeturinave”, tha Ministrisë I Shëndetësisë Bekim Sali.
Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Amir Elezi tha se në vijim e sipër është procedura për
përzgjedhjen e kompanisë që do të bëjë largimin e objektit.Planifikohet që të vendoset edhe një pllakë përkujtimore.
“Jemi në fazëne fundit të përzgjedhjes së kompanisë, tre ofertues janë paraqitur.pra janë
procedura të prokurorimit dhe janë çështje të cilëve edhe ne si institucion duhet t`iu
nënshtrohemi.Nga tre ofertuesit, ne do përzgjedhim njërin prej tyre që do të bëjë largimin
e mbetjeve, që për fat të keq mbetet dhimbja jonë më e madhe.Parashohim që të kemi një
pllakë përkujtimore.”, tha drejtori Elezi.TV KOHA

Të fundit