22/04/2024
12.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lazim Destani në “Javën e Veçantë Studimore”

Biznesmeni e filantropi Lazim Destani, vazhdon të jetë i ftuar e i pranishëm në shumë ngjarje e takime me rëndësi në sferën publike.

Rëndësia e pjesmarrjes së Destanit në jetën sociale, politike, e kulturore, vlerëohet të jetë e një rëndësie të lartë.

Së fundi, intelektuali shqiptar ishte i ftuar për të ndjekur aktivitetet e Javës së Veçantë Studimore (JVS).

“I ftuar për t’i ndjekur aktivitetet e Javës së Veçantë Studimore (JVS) këto ditë pata nderin e kënaqësinë të marr pjesë në disa nga punimet e këtij aktiviteti njëjavor. JVS është produkt bashkëpunimi mes Universitetit të Tetovës dhe Shoqatës ‘Arsimi’ nga Zvicra, e themeluar nga pjesëtarët e diasporës sonë në këtë vend. Aktiviteti i sivjetëm mbahet për të tretin vit me radhë. Për dallim nga vitet e kaluara kësaj radhe studentët e Pedagogjikut bashkë me profesorët e tyre kanë dalë në terren për të bërë vizita studimore në dhjetë fshatra të malësisë së Sharrit, ndër të cilët edhe në fshatin tim të lindjes, në Bozovcë. Nëpër këto fshatra studentët e kanë gjetur atë pritjen me zemërgjerësi të malësorëve tanë ku grupet e punës të çdo fshati veçmas ua kanë prezantuar atyre veçoritë socio-kulturore, historikun e fshatit, bimësinë, kulturat bujqësore të kultivuara brez pas brezi, deri te gatesat e tyre tradicionale. Andaj kënaqësia ime sigurisht do të ishte akoma më e madhe sikur ta kisha mundësinë të jem pjesë e këtij aktiviteti jo vetëm në Bozovcë por edhe te nëntë katundet tjera. Aktiviteti tjetër i JVS ku unë mora pjesë ishte panairi i djeshëm që u mbajt në oborrin e gjerë të Universitetit të Tetovës. Krahas këtyre dhjetë katundeve të malësisë së Sharrit, përmes grupeve të tyre punuese, në këtë panair bënë prezantimet e tyre edhe shumë katunde të tjera. Çdo katund kishte këndin dhe stendën e vet ku kishin sjellë dhe ekspozuar veçoritë e veta, domethënëse dhe me vlerë për natyrën hulumtuese studimore të projektit JVS. Me këtë rast dua t’i përgëzoj e t’i falënderoj organizatorët e JVS, Dekanin e Pedagogjikut, profesorin Lulzim Mehmedi, përfaqësuesin e Shoqatës ‘Arsimi’, Profesorin nga diaspora Mahir Mustafa, grupet punuese dhe gjithë ata që u angazhuan për ta realizuar këtë aktivitet me sukses. Në veçanti falënderoj për pritjen Rektorin Prof. dr. Jusuf Zejneli, të cilin me këtë rast pata kënaqësinë ta uroj për zgjedhjen e tij në detyrën e re si Rektor i Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”.

Të fundit