Lidhja Demokratike (LD) i bënë thirrje BDI-së dhe LSDM-së të mos bllokojnë zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së të mbështetur nga partia opozitare shqiptare, sepse ajo është obligim ligjor.
“Aleanca e Shqiptarëve ka një vit që është pjesë e shumicës parlamentare dhe merr pjesë me ministrat e saj në Qeveri dhe në nivele të tjera të qeverisjes dhe nuk ka bazë ligjore për të propozuar, pra për të mbështetur një kandidat për anëtar të KSHZ-së. Zgjidhjet nga Kodi Zgjedhor janë të qarta dhe pengesat nga BDI dhe LSDM tregojnë për një skenar të mundshëm për shkelje të rregullave zgjedhore dhe kontestim të rezultateve zgjedhore”, thonë nga LD.