13/10/2024
10 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëvizja Besa mbështetë grevën e mësimdhënësve: Ata meritojnë jetë dinjitoze

Lëvizja Besa ka vendosur të mbështetë grevën e mësimdhënësve dhe kërkesat e tyre për, siç thonë, pozicion më dinjitoz në shoqëri, informon Zhurnal.mk

Sipas L.Besa, pagat e të punësuarve në arsim duhet të jenë të dinjitetshme për jetë.

Besa i bënë apel Qeverisë që sa më parë t’u gjejë zgjidhje kërkesave të ofruara të SASHK-ut, sepse më së shumti që dëmtohen nga grevat janë nxënësit.

“I bëjmë apel Qeverisë që sa më parë t’u gjejë zgjidhje kërkesave të ofruara të SASHK-ut, sepse nga greva nuk përfiton askush, veçanërisht nxënësit. Me harmonizimin e pagës minimale dhe shumëzimin e saj me kompleksitetin e vendit të punës, do të shmanget barazuesi, ku njerëzit me punë të ndryshme dhe profesione të ndryshme të punës marrin të njëjtën pagë. Mësimdhënësit janë hallka më e rëndësishme të cilët me kontributin dhe mundin e tyre e ndërtojnë të ardhmen e shtetit dhe të shoqërisë

Kryeministri dhe ministri shumë mirë e dijnë se me këto të ardhura të mësimdhënësve nuk ruhet dinjiteti i familjes dhe nderi i mësimdhënësit, prandaj në vend që t’i kërcënojnë dhe t’u bëjnë presion, duhet të bëjnë përpjekje për t’i përmbushur kërkesat e SASHK-ut, dhe ato që qeveria i ka pranuar me marrëveshje kolektive.”, thonë nga Lëvizja Besa./Zhurnal.mk

Të fundit