05/05/2024
11.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tito Petkovski për gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare: Gjë e rrezikshme!

Analistët politik në Maqedoni presin që kur të hapet Kushtetuta e vendit, dhe në të të vendoset populli bullgar ashtu siç e kërkon Bullgaria, atëherë do të fshihet edhe formula “gjuha që e flasin së paku 20% e popullsisë”, e cila del nga marrëveshja e Ohrit, transmeton Zhurnal.

Për heqjen e 20% – it nuk është kundër as Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE, kështu që, pritshmëritë që kjo të ndodhë janë të mëdha.

Por ka edhe lider politik që kjo u pengon. Ish kryetari i Kuvendit, Tito Petkovski, shprehet se zyrtarizimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në gjithë Maqedoninë, mund të jetë gjë e rrezikshme.

“Formulimi i 20% praktikisht është rezultat i ndryshimeve të Kushtetutës në vitin 2001, ndërsa nëse doni të jem më preciz, pikërisht kjo ishte shkaku i konfliktit në vitin 2001. Shqiptarët nuk deshtën të jenë pakicë në Maqedoni por popull shtetformues. Për këtë, pas përfundimit të krizës dhe me hapjen e Kushtetutës, ishte vendosur që shqiptarët të jenë bashkësi etnike e cila do të gëzojë të drejta shumë më të mëdha krahasuar me bashkësitë tjera, gjegjësisht të jenë të barabartë me maqedonasit. E kështu, mund të ndodhë që shqiptarët më ndryshe ta kuptojnë hapjen e re të Kushtetutës dhe largimin e kuotës. Kuptimi i deklaratës së Hristijan Mickoskit mund të llogaritet si qëllim mirë vetëm nëse ka të bëjë që shqiptarët të mos gëzojnë të drejta më të mëdha nga bashkësitë tjera në vend. Por, nëse ka të bëjë me atë që gjuha shqipe të jetë zyrtare në gjithë territorin e vendit, pa dallim sa shqiptarë jetojnë në atë vend, kjo definitivisht do të jetë problem”, ka deklaruar Petkovski për Plusinfo.

Ai paralajmëron se ndryshimet e tilla mund të shkaktojnë tronditje të mëdha në vend.

“Hapja e Kushtetutës praktikisht paraqet kutinë e Pandorës dhe kjo mund të shkaktojë konflikte ndërkombëtare të cilat askush prej neve nuk mund të parasheh se në çfarë drejtimi mund ët shkojnë. Hapja e Kushtetutës dhe heqja e kuotës mund të sjellë destabilizim të marrdhënieve ndëretinke në Maqedoni. E dëgjova liderin e BDI-së, Ali Ahmeti ku thotë se Maqedonia tani është shtet tjetër nga ajo që ka qenë në vitin 2001. Kjo është e saktë. Në Maqedoni tani nuk ka shoqëri e qytetarëve të barabartë, por ka shoqëri të bashkësive etnike të barabartë, të kolektivitetit”, sqaron Petkovski./Zhurnal.mk

Të fundit