19/05/2024
19.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëvizja Besa nuk pajtohet me vendimin e Qeverisë që komunat të mos mund të themelojnë ndërmarje publike

Lëvizja Besa sot përmes një konference për media, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Qeverisë, me çka u ndalohet komunave të themelojnë ndërmarje publike për ndriçim publik. Sipas tyre, ky vendim mund t’i lë qytetarët pa ndriçim dhe në errësirë, informon Zhurnal.

Sipas Lëvizjes Besa, ky vendim është absolutisht politik, duke u mohuar komuanve që udhëhiqen nga opozita, të menaxhojnë me ndriçimin publik.

“Është tendecioz qëndrimi i qeverisë se komunat do ta keqpërdorin themelimin e ndërrmarjeve publike, sepse shumë mirë dihet se pushteti qendror jo vetëm që ka dështuar me masat e ndërmarra në drejtim të zbutjes së pasojave nga kriza energjetike, po me këtë vendim tenton që edhe komunave t’ua pamundësoj që të ju shërbejnë qytetarëve.

Duam të rikujtojmë qeverinë e Maqedonisë së Veriut se Komuna e udhëhequra nga Lëvizja BESA janë ndër të paktat komuna të cilat nuk kanë keqpërdorur energjinë elektrike, përkundrazi kemi marr masat e nevojshme për kursimin e saj. Gjithashtu duam të informojmë opinionin se Lëvizja BESA do të informojë të gjithë institucionet relevante dhe përfaqësitë diplomatike për këtë vendim arbitrar dhe politik të Qeverisë së RMV-së. Është absurd dhe në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisje lokale vendimi që komunat të mos kenë të drejtë te themelojnë ndërmarrje publike kurse oligarkët e pushtetit pothuajse kontrollojnë gjysmën e tregut të energjisë, andaj kërkojmë nga qeveria që ta shfuqizojë këtë vendim. Nuk lejojmë që qytetarët tanë të mbeten pa energji elektrike, nuk do lejojmë që qeveria të sjell vendime hakmarrëse ndaj qytetarëve tanë”, tha Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa, njëherit kryetar i komunës së Zhelinës./Zhurnal.mk

Të fundit