15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Librat për klasën e tretë dhe të gjashtë janë në përpunim, MASH-i pret të arrijnë së shpejti pas fillimit të vitit shkollor

Në pajtim me planin për reformë në arsimin fillor që po zbatohet në mënyrë etapore, këtë vit tërësisht libra të ri duhet të ketë për klasën e tretë dhe të gjashtë, për çka janë përpunuar programe të reja mësimore nga Byroja për zhvillim të arsimit (BZHA), parashtruar në dhjetor 2022 për klasën e tretë dhe në prill 2023 për klasën e gjashtë.

“Me librat për klasën e tretë jemi në fazë më të avancuar të përpunimit dhe miratimit, krahasuar me ata për klasë të gjashtë, ndërsa presim të gjithë librat në këto dy klasë të miratohen dhe dërgohen së shpejti pas fillimit të vitit të ri shkollor. Deri atëherë do të përdoren materialet ndihmëse të cilat i përpunon BZHA dhe do të jenë të kapshme në formë elektronike. Ato do të ndihmojnë në arritjen e rezultateve nga mësimi që janë përcaktuar për secilën temë nga programet mësimore”, thonë për MIA-n nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga atje theksojnë se nxënësit e klasës së parë, të dytë, të katërt dhe të pestë, për të cilët programet mësimore ishin krijuar në dy vitet e kaluara, do ta fillojnë vitin e ri shkollor me libra të rinj për të gjitha lëndët. Përjashtim do të jetë libri i Historisë dhe shoqërisë për klasën e pestë, i cili ishte tërhequr nga përdorimi për shkak të nevojës për përpirësime teknike dhe korrigjime të disa përmbajtjeve me të dhëna të pasakta. Për këtë lëndë do të ketë material ndihmës me të cilin do të mësohet materja derisa nuk përpunohet dhe dërgohet libri i ri.

Në klasë të shtatë, tetë dhe nëntë do të përdoren librat tashmë të miratuar nga vitet e kaluara< ndërsa tirazhi do të plotësohet me komplete të saposhtypura në numër të cilin vetë shkollat e kanë paraqitur në maj.

На конкурсот за ангажирање надворешни соработници во Бирото за развој на образованието за изработка на наставни програми, согласно со наставниот план од новата Концепција за основно образован

Version digjital do të marrin të gjitha librat nga klasa e katërt e të gjitha të tjerat më lartë në arsimin fillor dhe procesi i digjitalizimit do të zhvillohet në mënyrë etapore. Këtë vit, MASH-i po punon në digjitalizimin e librave për klasën e katërt, pestë dhe gjashtë. Ata do të bashkangjiten në portal të posaçëm i cili është në fazë përounimi dhe nxënësit dhe mësimdhënësit me klikim do të mund t’i zbresin dhe t’i përdorin nëse e kanë më të lehtë mësimin nga librat digjital.

Lidhur me vonesën e librave vitin e kaluar shkollor, të cilat nxënësit i morën në fund të gjysmëvjetorit të parë dhe deri atëherë përdorën materiale për mësim me përmbajtje të përpunuara nga programi i paraparë mësimor, MASH-i bën me dije se procedura për përpunim dhe miratim të librave, e cila është rregulluar me Ligjin për libra shkollorë në arsimin fillor dhe të mesëm, është proces i ndërlikuar i cili mund të zgjasë edhe disa muaj.NgA

Изборот на наставници во Математичко-информатичката гимназија (МИГ) е извршен согласно критериуми за избор на стручни лица и само еден од наставниците кои досега беа ангажирани во училиштето

Nga MASH-i theksuan edhe se me kohë do t’i zbatojnë të gjitha procedurat për përpunim dhe miratim të librave shkollorë dhe çdoherë në pajtim me ligjin dhe afatet.

“Të gjithë së bashku, me institucionet, organet dhe trupat e tjerë kompetentë, po bëjmë përpjekje maksimale që nxënësit ta kenë mjetin themelor për përvetësimin e materies mësimore rerth secilës lëndë dhe viti i ri shkollor do të jetë dukshëm më i përgatitur në raport me të kaluarit. Aktivitetet përgatitëse për fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor po intensifikohen dhe nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit duhet të jenë të qetë dhe të liruar nga brengat të cilat i patën gjaët viteve të kaluara nga aspekti i librave të suguruar, mjeteve mësimore, kushteve për mësim dhe të ngjashme”, shtojnë nga MASH-i.

Të fundit