19/06/2024
29.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pushteti dhe opozita me qëndrime të pandryshuara në prag të seancës për ndryshime kushtetues

 Një ditë para seancës në Kuvend në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës është Propozimi për qasje ndaj ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, pushteti dhe opozita mbeten në qëndrimet e tyre të pandryshueshme. LSDM pret që të gjithë deputetët në Kuvend, përfshirë edhe të opozitës, të tregojnë përgjegjësi, t’i bashkohen bllokut proevropian dhe të japin mbështetje për ndryshimet kushtetuese. VMRO-DMNE, ndërkaq, mbetet në qëndrimin e vazhdueshëm se ndryshimet e Kushtetutës në këtë format nën diktimin bullgar nuk do të mbështesin.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dje nga Gostivari porositi se zgjedhjet, absolutisht nuk janë rrugëdalje apo zgjidhje, zgjidhja e vetme është t’u qasemi ndryshimeve kushtetuese dhe të mbështeten nga të gjitha partitë parlamentare.

Изборите не се решение. Единствено решение кое што е добро за вас, за нас, за сите граѓани, за цела наша држава, за цел наш регион е да пристапиме кон уставните измени и да ги поддржиме консе

“Jo, zgjedhjet nuk janë absolutisht një opsion. Zgjedhjet nuk janë zgjidhje. E vetmja zgjidhje që është e mirë për ju, për ne, për të gjithë qytetarët, për të gjithë vendin tonë, për të gjithë rajonin tonë është afrimi me ndryshimet kushtetuese. T’i mbështesim në mënyrë konsensuale si LSDM-, BDI-, Aleanca, VMRO-DPMNE-në dhe të gjitha partitë e tjera politike që janë pjesë e Kuvendit tonë”, tha Grubi në Gostivar në deklaratën për mediat në  “Panairin për punësim” në organizim të konsorciumit “Behtel dhe Enka” që po ndërton korridoret 8 dhe 10d.

Ai ka theksuar se ndryshimet kushtetuese janë teknike dhe nuk ndërhyjnë fare në identitetin maqedonas, gjuhën maqedonase dhe se, siç ka theksuar, askush nuk do të shohë asgjë të keqe nga ndryshimet kushtetuese.

“Nga teksti që u miratua nga Qeveria dhe u propozua në Kuvend shihet se nuk ka pasur absolutisht asnjë kritikë as nga opinioni akademik dhe as nga opinioni politik në vendin tonë. Pra e gjithë rezistenca për momentin është për motive ditore-politike për të provokuar zgjedhje të parakohshme dhe marrjen e pushtetit, jo për të gjetur zgjidhje. Qytetarët nuk kanë kohë për kalkulime politiko-partiake”, thekson Grubi.

Grubi tha se debati për ndryshimet kushtetuese do të hapet të premten dhe tha se po punohet me VMRO-DPMNE-në dhe me individë në VMRO-DPMNE që, siç theksoi, “të bëhen pjesë e ndërtimit të së ardhmes për qytetarët tanë”.

Министерот за надворешни работи Бујар Османи денеска и утре ќе престојува во работна посета на Јапонија, на покана на неговиот јапонски колега Јошимаса Хајаши.

Në prag të fillimit të seancës parlamentare për ndryshimet kushtetuese të caktuar për këtë të premte,  ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani sot  përmes profilit të tij në Fejsbuk  bën thirrje “të mos lejojmë të defokusohemi dhe çorientohemi, por ta ruajmë kursin dhe përgjegjësinë prindërore para gjeneratave të ardhshme”.

“Na ndajnë vetëm dy ditë nga fillimi i një prej proceseve më të rëndësishme për sigurimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të begatë evropiane për qytetarët tanë, të seancës parlamentare për ndryshimet kushtetuese. Andaj, ju ftoj që mos të lejojmë tani kur jemi në finale të defokusohemi, çorientohemi, por të ruajmë kursin dhe përgjegjsinë prindërore para gjeneratave të ardhshme.
Tani është momenti!”, ka shkruar Osmani.

Ai në postim potencon se “për muaj të tërë kanë ardhur miq dhe ministra nga e gjithë bota dhe na  inkurajuan me  këshilla miqësore që të fokusohemi në këto sfida dhe ta  kapërcejmë këtë pengesë të fundit formale para hapjes së horizontit të madh të kapitujve të negociatave”.

null

LSDM pret që të gjithë deputetët në Kuvend, përfshirë edhe ata të opozitës, të tregojnë përgjegjësi, t’i bashkohen bllokut proevropian dhe të japin mbështetje për ndryshimet kushtetuese, tha dje deputetja Fanica Nikolloska.

“Të premten më datën 18 është caktuar seancë me pikën e vetme të rendit të ditës e që është propozimi për ndryshimet kushtetuese, propozim i paraqitur nga Qeveria. Pres që të gjithë 120 deputetët të jenë në krye të detyrës, ta kuptojnë përgjegjësinë që kanë para qytetarëve. Ky është shansi i fundit i Mickoskit për t’u bashkuar me bllokun pro-evropian. Mickoski dhe DPMNE e kanë ndoshta shansin e fundit për ndjenjën e përgjegjësisë ndaj qytetarëve, sepse është obligimi ynë i politikanëve që t’ju sigurojmë të ardhme më të sigurt qytetarëve. Ashtu siç kanë mundësuar paraardhësit tanë kushte për të jetuar në një shtet të lirë, të pavarur dhe sovran, ashtu edhe opozita të bashkëngjitet dhe së bashku të formojmë një Maqedoni prosperuese ku të gjitha gjeneratat e ardhshme do ta planifikojnë të ardhmen në shtëpi”, ka thënë Nikollovska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për media në selinë e LSDM-së.

Пратеникот Никола Мицевски од ВМРО-ДПМНЕ вечерва изјави дека партијата останува на претходните четири ставови околу изборите.

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit në mbledhjen plenare të Kuvendit të premten kushtuar ndryshimeve kushtetuese do t’i përsëris argumentet të cilat i kemi, siç bëmë në Komisionin për Çështje Kushtetuese, dhe mbetet në qëndrimin e vazhdueshëm se ndryshimet e Kushtetutës në format të tillë nën diktim bullgar nuk janë të mundshme dhe nuk do t’i mbështesim, paralajmëroi sot koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Nikolla Micevski.

Siç tha Micevski, që në votimin e rendit të ditës do të shihet nëse pushteti ka shumicë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese ose jo dhe do të shihet nëse një vit manipulojnë me numrin për censusin dhe për ata të cilët japin mbështetje për ndryshimet kushtetuese.

“Grupi parlamentar mbetet i qëndrimit të vazhdueshëm se ndryshimet në Kushtetutë në këtë format nën diktimin bullgar nuk janë të mundshme dhe ne nuk do t’i mbështesim ato. Qëndrimin tonë e kemi shprehur edhe në Komisionin e Ndryshimeve Kushtetuese, ku kemi argumentuar se qeveria po shtyn një proces që nuk mbështetet nga qytetarët. Të njëjtën gjë do ta përsërisim edhe në mbledhje plenare”, tha Micevski në konferencën për media pas koordinimit të rregullt të Koalicionit në selinë e VMRO-DPMNE-së para seancës së ardhshme parlamentare.

Vlerësoi se mbledhja plenare do të jetë mundësi e mirë që opinioni në përgjithësi të bindet se pushteti, siç tha, po gënjen gjatë tërë vitit, manipulon dhe bën mjegull rreth ndryshimeve kushtetuese dhe se nuk janë as afër ndryshimeve kushtetuese.

“Kjo ndodh gjithnjë kur populli  nënvlerësohet dhe kur interesat personale i vendosin para atyre të shtetit”, tha Micevski dhe shtoi se pushteti gjatë gjithë vitit ka blerë kohë dhe tani po bëhet viktimë e gënjeshtrave të veta.

I pyetur se a do të debatojnë në mbledhje, Micevski tha se me argumente do të sqarojnë njëjtë si në Komisionin për Çështje Kushtetuese dhe shtoi se ai si koordinator deri më tani nuk përballet me kurrfarë presionesh, por ka mbështetjen e qytetarëve të cilët nga ai kërkojnë të vazhdojnë me qëllimet.

Shfaqi shpresë se pika e rendit të ditës do të vihet në votim që publiku në përgjithësi të shohë se nuk ka shumicë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Nënkryetarja e GERB-it, Ekaterina Zaharieva, e cila është nënkryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin bullgar dhe ish-ministre e Punëve të Jashtme (2017-2021), tha porositi se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të zbatojë reformat e nevojshme dhe t’i përmbuhsë kushtet nëse dëshiron të filloj[ negociatat për hyrje në Bashkimin Evropian.

За не повеќе од еден месец претседателот Стево Пендаровски оди во официјална посета на Софија каде ќе се сретне со неговиот бугарски колега Румен Радев, со цел двајцата шефови на држави да да

Shkak për komentin e saj, siç transmeton BGNES, është votimi i ardhshëm në kuvendin e Maqedonisë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është një nga kërkesat kryesore  të konfirmuara në të a.q. “propozimi francez” që Shkupi duhet ta zbatojë para se të fillojnë negociatat inkuadruese me BE-në.

Zaharieva, u bëri thirrje, siç thotë, “fqinjët dhe miqtë maqedonas, të mos kenë frikë nga ndryshimet”.

“Ndryshimi i Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është punë e madhe. Bullgarët janë pjesë e realitetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kjo duhet të pranohet”, thekson ish udhëheqësja e diplomacisë bullgare.

Kuvendi të premten edhe zyrtarisht fillon me punë me seancën e 123-të, në të cilën pika e vetme e rendit të ditës është Propozimi për qasje ndaj ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të fundit