Të tjera lajme

LIGA E DYTË: SHKËNDIJA (H) KRYESON ME 5 PIKË DIFERENCË

Katër  fitore të  ekipeve vendase,  dy barazime  dhe dy  fitore të ekipeve mysafire  me  gjithësejt 20 gola të shënuara  është epilogu i javës së 12-të  të sezonit vjeshtor  në Ligën e dytë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Shkëndija e Haraçinës e vetmuar  kryeson tabelën me  32 pikë

 Shkëndija e Haraçinës  edhe  nga  trensferta  me  Vardarin e Negotinës  kthehet  kryelartë  duke   arkëtuar edhe  tre  pike të mëdha në realizimin e ëndrrës pë kualifikim në elitën e  futbollit vendor.  Autor  të golave  për haraçinasit   në ndeshjen  kundër  Vardarit të Negotinës ishin Mario Desniq  dhe Trpevski. 

Bregallnica e  Shtipit  ka zhgënjyer tifozët vendas  me  disfatën kundër  Bellasicës  me  rezultatin 0-1, me një gol të vetëm  që e realizoi Kapsarov në minutën e 81-të. Pas  kësaj  përballje  Bregallnica  mbetet  e dyta në tabelë me  27 pikë, ndërsa  Bellasica  katërta me 26 pikë 

Rezultatet e xhiros së 12-të

Vardari Negotinë – Shkëndija (H)  1-2

Kamenica Sasa – Detonit Plaçkovica 2-2

Bregallnica – Bellasica 0-1

Ohri – Skopje 1-0

Kozuv – Osogovo 0-0

Novaci – Sloga Vinica 4-0

Prespa – Golemo Konjari 4-2

Teteks – Pobeda 1-0

 Pas  javës së 12-të tabelën e kryeson Shkëndija e Haraçinës me 32 pikë e ndjekur nga  Bregallnica dhe Ohri që kanë nga 27 pikë, dhe  Bellasica në pozitën e katërt me  26 pikë

SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit