Të tjera lajme

LIGA E DYTË: ZHGËNJEJNË OHRI DHE SHKËNDIJA E HARAÇINËS!

Një  fitore e  vendasve, dy barazime  dhe katër  fitore  të skuadrave  mysafire me 21 gol të shënuar është epilogu i shtatë ndeshjeve  të zhvilluara  në kuadër të javës së 18-të në Ligën e dytë të  futbollit  vendor, ku dështuan  dy  skuadrat  kryesuese.

 Java e  18-të në Ligën e dytë të futbollit vendor prodhoi  dy  surpriza të mëdha  pasi dy skuadrat kryesuese në renditjen e tabelës Shkëndija e  Haraçinës  dhe  Ohri pësuan humbje.

Shkëndija e Haraçinës  në stadiumin në Hasanbeg  në cilësinë e vendasit  pësoi humbje zhgënjyese Skopje 1-2.  Pas kësaj disfate haraçinasit mbeten në pozitën e dytë me 39  pikë, ndërsa Skopje  me  38  pikë ngjitet në pozitën e tretë.

Lideri në renditjen  tabelës ekipi i Ohrit  pësoi disfatë të merituar në Koçani  nga  skuadra e Osogovës  e cila me 33 pikë është ngjitur në pozitën e shtatë

Ndeshja Teteksi – Bregallnica ka përfunduar me barazim pa gola.

Rezultatet e  xhiros së  18-të: Kozhuf i– Kamenica Sasa  2-2, Osogova – Ohër 1-0, Shkëndija Haraçin – Skopje  1-2, Sloga Vinicë– Detonit Plaçkovica 0-4, Teteksi – Bregallnica 0-0, Vardar Negotinë – Novaci 1-2 dhe Pobeda – Prespa 1-5.

Tabelën e  kryeson Ohri  me  40 pikë  e ndjekur  nga  Shkëndija e  Haraçinës me  39  dhe  Skopje   me  38 pikë.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit