23/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

LIGA E PARË: ÇAIRI NIKOQIRE E SUPER DERBIT TË FUTBOLLIT VENDOR

Liga e Parë e futbollit në Maqedoninë e Veriut pas pauses dy javore shkaku i obligimeve të reprezentacionit, vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së pestë. Ndeshja derbi e kësaj jave zhvillohet në Çair mes Shkupit dhe Shkëndijës.

Ndeshja kryesore e kësaj jave  do të zhvillohet në stadiumin e Çairit aty ku mejdanin do ta ndajnë dy skuadra  elitare të futbollit vendor FC Shkupi dhe  skuadra tetovare Shkëndija. Ky duel si gjithmonë zgjon interesim të madh nga  shkaku se dy ekipet pretendojnë kreun e tabelës dhe kanë numër të madh  të tifozëve .  Në pritje  të  ndeshjes së nesërme në  stadiumin e Çairit, kapiteni  Artan Iljazi pohoi se gjatë javës kanë punuar enkas  për këtë takim

 Të dielën e kemi ndeshjen kundër Shkëndijës. Ne si ekip jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Normalisht të dielën është derbi ndeshje por ne si ekip secila ndeshje është më rëndësi  dhe shpresojmë që të dielën me ndihmën e  “Shvercerave “ tre pikët të mbeten në Çair deklaroi Artan Iljazi kapiten I FC Shkupi

  Nga ana tjetër edhe ekipi kuqezi që aktualisht kryeson tabelën ka zhvilluar përgatitje serioze për të vazhduar rrugëtimin e sukseseve. Kapiteni kuqezi Besart Ibraimi para ndeshjes me ekipin e Shkupit në Çair tha se është derbi më madh në vendin tonë ndaj edhe ka një porosi për tifozët e dy ekipeve që të anojnë denjësisht

 “Po atmosfera është e  mirë kemi pasur nj ë fazë përgatitore  dy javore të mirë, jemi përgatit maksimalisht. Është kënaqësi të luash në këtë ndeshje. Është derbi më madh shqiptar, unë do kisha  dashtë që si futbollist të jem i kënaqur që  do e  shijoj këtë derbi. Ne marrëdhëniet i kemi pasur me  këtë klub besoj  që të forcohen ende , të na presin si është më mirë që tua kthejmë edhe ne si është më mirë“. Deklaroi  Besart Ibraimi kapiten i KF Shkëndija

 Ndeshje interesante dhe mjaft tërheqëse  është  edhe  takimi në Manastir mes Pelsiterit me kampionin në  fuqi Struga Trim Lum.  Në stadiumin “Boris Trajkovski”  në  Gostivari është nikoqire e Vardarit, AP Brera në Strumicë  përballet me  Besën e Dobërdollit,  Voska  Sport  në Ohër  takohet me Sileksin, ndërsa Rabotniçki në arenën “Todor Proeski” përballet me Tikveshin.Të gjitha ndeshjet  luhen të dielën me fillim në ora 15:00./Tv Koha/

Të fundit