12/10/2024
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

ULQINI NIKOQIRE E TURNEUT MBARËKOMBËTAR TË FUTBOLLIT U-15

Reprezentacioni i Tetovës si gjithmonë në këto turne paraqitet si ekip më i organizuar në çdo aspekt dhe kjo gjë vazhdon edhe kësaj radhe ,ndërsa ekipi me kohë ka filluar përgatitjet për paraqitje dinjitoze. Koordinatori për qytetin e Tetovës, Muzafer Livoreka, për TV Koha deklaroi se përgatitjet shkojnë sipas plan programit të paraparë.MUZAFER LIVOREKA – KOORDINATOR PËR QYTETIN E TETOVËS“Si zakonisht organizimi për këto vente përgatitjet fillojnë më herët. Është fakt ekipi dal nga dal po identifikohet, kështu që ne duke e ditur se zakonisht Tetova fiton gjithnjë qoftë vendin e pare apo të dytë, normalisht edhe këtë vit jemi sy çel që të kemi një ekipi shumë të mire. Unë besoj se ekipi do të jetë në nivel, normalisht duke e ditur që edhe Ulqini një qytet bregdetar shumë I bukur, besoj se edhe turneu do të shkon bukur, edhe vendi ku do të jemi të sistemuar është I bukur. Besoj se do të jetë një edicion që do të kishte dëshirë çdo kush të jetë pjesëmarrës”.Përzgjedhjen e ekipi çdoherë e bënë seleksionuesi që caktohet nga Këshilli organizativ, kështu që, kësaj radhe do të jetë ish futbollisti i njohur, aktualisht trajner në Akademinë e futbollit Shkëndija, këtë e zyrtarizoi koordinatori Livoreka.MUZAFER LIVOREKA – KOORDINATOR PËR QYTETIN E TETOVËS“ Me radhës përzgjedhës duheshe të jetë trajneri i Renovës . Ne caktuam Halim Hodain, por para një jave ai dha dorëheqje për shkaqe objektive dhe angazhimit në ekipin e parë të Renovës dhe nuk kishte mundësi të angazhohet. Sipas formulës vitin e ardhshëm duhet të jetë trajneri nga KF Shkëndija. Kështuqë në bisedë me përfaqësuesit e Shkëndijës, në at gjeneratë e fëmijëve të lindur në vitin 2009, trajner është Ismail Ismaili . Kështu që na jemi takuar para disa ditëve dhe ai dal nga dal duke komponu ekipin me 18 futbollist. Unë besoj se ashtu siç ceka edhe më herët ekipi i Tetovës ka kapacitet të luftoje në finale edhe pse varet se me çfarë formule do të zhvillohet turneu “Ekspedita e reprezentacionit të Tetovës për në Ulqin do të udhëtoj më 19 shtator , ndërsa hapja solemne e Turneut është caktuar për ditën e premte. Kujtojmë se reprezentacioni i Tetovës deri më tani 6 herë ka dal fitues i Turneut, ndërsa 9 herë ka dale e dyta.

Të fundit