Të tjera lajme

LIGA E PARË: DILEMA E VETME  AP BRERA APO BESA LUAJNË NË BALOTAZH

Katër ndeshje me vetëm 5 gola dhe me 3 barazime e 1 fitore e ekipit  mysafirë është epilogu i katër ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e parë të futbollit vendor. Pas javës  së 32-të dilema e vetme mbetet ekip që  do të  luanë balotazh për të siguruar mbijetesën.

Edhe kjo javë si ato të disa javëve të fundit nxori në sipërfaqe rezultate për ti analizuar sidomos tek ato ekipet që luftojnë mbijetesën. Fatmirësisht ka mbetur vetëm edhe një javë dhe më pas duhet një analizë e thuktë dhe me krye të kthjellët dhe pa emocione me gjakftohtësi se çka në të vërtet po ndodhë në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Struga Trim Lum në ndeshjen e fundit para publikut vendor barazoi 1-1 me AP Brera të Strumicës. Me rezultat identik 1-1, përfundoi edhe  takimi në Çair mes Shkupit dhe Tikveshit, ndërsa tanimë nën kampioni  ekipi i Sileksit barazoi pa gola 0-0  me Pelisterin. Rabotniçki në cilësinë e vendasit humbi 0-1 nga Vardarië litrբ.  Shkëndija dhe Besa ishin të lirë.

Rezultatet: Struga Trim Lum – AP Brera  1-1, Rabotniçki – Vardari  0-1, Shkupi – Tikveshi  1-1 dhe Sileksi – Pelisteri  0-0

 TABELA: 1.Shkëndija  70 pikë,  2.Sileksi 64,  3. Rabotniçki  55 ,   4.Struga Trim Lum 50,  5,Vardari 42,  6.Pelisteri 39,  7.Shkupi 35, 8.Tikveshi 33,  9.AP Brera 31,  10.Besa  30, 11. Gostivari , 12. Voska Sport

 Në xhiron e  33-të, më 18 maj me fillim në ora 17:00, takohen:  AP Brera – Rabotniçki, Pelisteri – Besa , Shkëndija – Sileksi, Tikveshi – Struga Trim Lum

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit