Të tjera lajme

LIGA E DYTË: JAVA E FUNDIT PËRCAKTON DY EKIPET E PARA

Tre fitore të vendasve dy barazime dhe tre fitore të ekipeve mysafire me gjithsejtë 19 gola të shënuar  është epilogu i ndeshjeve  të xhiros së 29  në Ligën e dytë të futbollit vendor.  Java e fundit do të përcakton  cilat  ekipet  do të kualifikohen në elite dhe  cila ekip do të luan në balotazh.

Në stadiumin e qytetit në Gostivar,  skuadra e  Arsimit  nuk  e shfrytëzoj rastin  historik që nga dita e sotme të siguron kualifikim në Ligën e parë  meqë ndeshja me Makedonija Gj.P përfundoi me barazim pa gola 0-0 edhe pse vendasit gjatë 90 minutave  kishin iniciativë krijuan  disa raste që nuk u realizuan dhe  në fund u deshtë që të kënaqen vetëm me një pike. Në tribunat e stadiumit për të përkrahur ekipin e tyre ishin të pranishëm mbi 1500 tifozë të cilët pritnin që Arsimi të shënon fitoren historike për të siguruar kualifikim në Ligën e pare, por ja që nuk  ja doli edhe pse gjasat janë të mëdha që në ndeshjen e fundit kundër Detonit Pllaçkovica të realizoi ëndrrën 52 vjeçare për të luajt në elitën e futbollit vendor.

Bashkimi i Kumanovës në atmosfere impozante që krijuan tifozët vendas me përmbysje  në pjesën e dytë mundën Detonit Pllaçkovica me  rezultatin 3-2. Autor të golave për vendasit ishin  Husein Demiri, Alban Memeti dhe  Hristijan Mitrevski. Bashkimi me një ndeshje më pak mbanë pozitën e tretë me 60 pikë, ndërsa ndeshja dhe fitorja kundër Kozhufit akoma nuk është e regjistruar nga organet përkatëse të FFM-së .

Rezultatet e  javës së 29-të: Arsimi – Makedonija Gj.P 0-0, Bashkimi – Detonit Pllaçkovica 3-2, Bellasica – Boreci 1-1 ,  Kamenica Sasa – Osogova 1-0, Novaci – Skopje 4-0, Ohri – Bregallnica 0-1, Pobeda – Kozhufi  1-2  dhe Vardarski – Vardari 0-3

Tabelën e kryeson  Makedonija Gj.P  me  64 pikë, e ndjekur nga Arsimi  me 62,  Bashkimi 60 pikë dhe me një ndeshje  më pakë

JAVA e 30-të, më 17 maj me fillim në ora 17:00, takohen: Vardari  – Arsimi, Bregallnica – Bashkimi Boreci – Ohri, Detonit Plaçkovica – Pobeda, Skopje –Kamenica Sasa, Kozhufi – Novaci, Makedonija Gj.P – Bellasica, Osogova – Vardarski

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit