14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

LIGA E PARË: GOSTIVARI MERR KRYESIMIN NË TABELË

Një fitore e vendase, katër barazime dhe një fitore e ekipit  mysafirë me gjithsejtë 9 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të ndeshjeve të javës së 7- në Ligën e parë të futbollit vendor . Pas ndeshjeve të javës së 7-të tabelën e kryeson Gostivari me  15 pikë para Shkëndijës që ka  14  pikë.

Dështimet e ekipeve  kryesuese në xhiron e 7-të në Ligën e parë të futbollit vendor,  sollën edhe  ndryshime në renditjen e tabelës sidomos  pas fitores  Gostivarit ndaj Shkëndijës   në ndeshjen e zhvilluar në Maxhari, ku  skuadra  vendase Gostivari  shënoi  fitore  të sigurt nda kuqezinjve tetovar  3-1. 

Autor të golave për ekipin e Gostivarit ishin Ajdogan, Simonovski dhe Balde nga penaltia, ndërsa golin e nderit për kuqezinjtë e shënoi Besart Ibraimi. Pas  ndeshjes  trajneri Jeton Beqiri tha se përkundër disa rasteve të humbura ne duhet ta  pranojmë humbjen

 JETON BEQIRI – TRAJNER I KF SHKËNDIJA  prej  0.52

 Mendoj që edhe përkundër gabimeve të cilat ndodhin në futboll, ju ndodhin edhe futbollistëve e portierëve edhe më të mëdhenjë, ne duhet ta pranojmë këtë fakt. Normal ndikon në ndeshje, pasi ne sikur ta kishim barazuar rezultatin në pjesën e parë me aty dy raste që kishim dhe shtyllën, pastaj edhe në pjesën e dytë, besoj që edhe ndikimi i gabimeve do të ishte më i vogël. Por gabimet janë pjesë e lojës, ne duhet t’i pranojmë, duhet t’i analizojmë, të stërvitemi dhe të punojmë çdo ditë, pasi para nesh kemi ndeshjen e ardhshme të cilën duhet ta përgatisim më së miri dhe duhet të japim maksimumin.”

 Skuadra kampione në fuqi, Struga  Trim Lum  edhe   nga  takimi me  Voska Sport në Ohri arriti të nxjerr vetë barazim  duke luajtur  1-1. Jahja  shënoi për Voskën, ndërsa barazoi Radeski. Gjithsesi me ndarjen e pikëve duhet të mbeten të kënaqur dy  skuadrat

Në stadiumin e Çairit, Shkupi barazoi me Besën e Dobërdollit. Për skuadrën e Besës pika e fituar ka vlerën madhe për rrjedhën e mëtutjeshme të kampionatit

Ndeshjet AP Brera – Tikveshi dhe Pelisteri – Rabotniçki  përfunduan me barazim pa  gola, ndërsa në ndeshjen e fundit që u zhvillua nën dritat e reflektorëve në arenën “Todor Proeski”, Vardari  pësoi humbje  0-1 nga Sileksi.

 Pas kompletimit të javës së 7-të, tabelën e kryeson  Gostivari me 15 pikë, para Shkëndijës që ka  14 dhe Rabotniçkit me 13 pikë.

Rezultatet e  javës së shtatë

Gostivari – Shkëndija 3-1
AP Brera – Tikveshi 0-0

Pelisteri – Rabotniçki 0-0

Voska Sport – Struga Trim Lum 1-1

Shkupi – Besa e Dobërdollit 1-1

Vardari – Sileksi  sonte  në ora 20-të

Tabela:1. Gostivari 15 pikë, 2.Shkëndija 14, 3. Rabotniçki 13, 4.Struga Trim Lum 11, 5. Sileksi 9 (-1 lojë), 6.Shkupi 9, 7.Pelisteri 9, 8.AP Brera 8, 9.Vardari 7 (-1 ndeshje), 10. Besa 5, 11.Tikveshi 5, 12.Voska Sport 5 pikë.

 Në xhiron e 8-të  luhet më 29 shtator ( diel) në ora 14:00. Takohen:  AP Brera – Pelisteri, Besa e Dobërdollit – Voska Sport, Rabotniçki – Shkupi, Shkëndija – Vardari, Struga Trim Lum – Gostivari  dhe Tikveshi – Sileksi./TV KOHA/ Shaban Sinani

Të fundit