Të tjera lajme

LIGA E PARË: KOMPLETOHET JAVA E 13-të E SEZONIT VJESHTOR

Me  dy ndeshjet e javës së  13-të  që u  zhvilluan  sot, Shkëndija – Makedonija  Gj.P  që përfundoi  dhe  Sileksi  Shkupi u  kompletua java e  13-t e sezonit vjeshtor  n Ligën e par të  futbollit vendor . Java e 13-të  karakterizohet  me   gjatë  fitore  të ekipeve vendase  dhe  27 gola të shënuar

Në stadiumin e  qytetit  n Tetovë  ekipi i Shkëndijës regjistroi  fitoren e 8-të sezonale, kësaj  radhe  mundi  ekipin Makedonija  Gj.P  me rezultatin  7-2. Kujtojmë se   skuadra  mysafire  shkaku i  problemeve  të brendshme , në këtë ndeshje   në fushë zbritën me  lojtarët e rinj.  Çka të thuhet për ekipin kuqezi  se   këtë  ndeshje  por fitores  së thellë  çdo  gjë tjetër duhet  harruar.  Autor  të golave  ishin  Atdhe Mazari,  2 gola , ndërsa Florent Ramadani,  Enes Meliqi, Fiton Ademi , Egzon Belica dhe Liridon Latifi  shënuan nga  1 gol. Për ekipin mysafir  shënuan  Almin Etemi dhe Omar Sulejmani . Me tre  pikët e sotme  Shkëndija  vazhdon të mbetet  në pozitën e tretë me  27  pikë dhe me një ndeshje më pak. Autori i  dy golave  në këtë ndeshje  Atdhe Mazari deklaroi  se  ndihet  i lumtur  për  dy  golat e parë  në[  këtë kampionat

Po  sot  në  Kratovë  Sileksi  mundi  Shkupin  me rezultat  5-1.  Në ndeshjet e  kësaj  jave  që u  zhvilluan  të  shtunën  dhe  të dielën u  regjistruan  këto rezultate:  Bashkimi – Rabotniçki  2-1,  Struga Trim Lum – Arsimi  4-0, Vardari – Tikveshi  3-1 dhe Pelsiteri – AP Brera  1-0.  Pas  kompletimit t  javës s 13  tabelën e  kryeson  Vardari me  33 pikë , para  Struga Trim Lum me  32 dhe  Shkëndija  me  27 pikë  dhe  një ndeshje më pak.  Për shkak të  obligimeve  të reprezentacionit  për  dy ndeshjet e nëntorit, liga e parë do të ketë  pauzë disa ditore..

 Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit