Të tjera lajme

LIGA E PARË: SHKËNDIJA BINDSHËM KRYESON RENDITJEN TABELORE

Katër fitore  të ekipeve vendase dhe  dy barazime me gjithësejt  13 gola të shënuar  është epilogu  i ndeshjeve  të javës së 21  të kampionatit në Ligën e parë. Shkëndija kryeson me 46 pikë e ndjekur nga Sileksi dhe Rabotniçki që kanë nga 41 pikë

Shkëndija në përballjen me Tikveshin në stadiumin e qytetit në Tetovë para  një numri të vogël të tifozëve shumë më vështirë se sa pritjen mundi 1-0 Tikveshin e Kavadarit me autor Alhasan në minutën e 35-të të pjesës së parë me një gol spektakolar me thembër që shumë rrallë shihet në terrenet e futbollit. Shkëndija  ishte superior në pjesën e pare por jo edhe në të dytën ku skuadra mysafire  tentonte që barazon rezultatin. Trajneri Jeton Beqiri pas ndeshjes deklaroi  se fitorja  me Tikveshin është më e rëndësishme se dy ndeshjet para kësaj.

Mendoj se është fitore më e rëndësishme se sa dy fitoret para kësaj, për shkak se unë e dija se do të jetë ndeshje e komplikuar, edhe jam i kënaqur me këtë fitore më shume se me dy fitoret paraprake për shkak se ndeshjet që gjithmonë pritet që do të dalin më të lehta janë më të komplikuara. Kishim mundësi të ia bëjmë vetes më të lehtë, nuk e bëmë, pastaj edhe vuajtëm edhe rrezikuam disa momente, çka është edhe faji jonë përhirë të së vërtetës, se duhet të marrim edhe fajin në momente të veçanta, por megjithatë jam i kënaqur me këtë,” deklaroi trajneri Jeton Beqiri

Besa e Dobërdollit në përballjen me Vardarin në Shkup të shtunën nxori barazim që mund të konsiderohet sukses  dhe shpresë se ekipi i  kthehet formës së duhur për ndeshjet e radhës

 “Kjo ndeshje ishte një ndeshje e vështirë për ne, luajtëm si mysafir, në këtë terren Vardari si vendas normalisht kërkoi 3 pikët, por ne bëmë një ndeshje të mirë, dhamë  maksimumin, u angazhuam maksimalisht si skuadër, i bëmë detyrat e trajnerit dhe ia dolëm të arrijmë të marrim 1 pikë. Kjo pikë është e vlefshme për ne dhe do të na ndihmoj që në ndeshjet e radhës të jemi më të qetë dhe ta kemi më të lehtë t’i marrim 3 pikë.”

Skuadra e Shkupit fitoi bindshëm ndaj Pelisterit në Çair, me rezultat 3:1. Kjo  fitore  ishte e treta radhazi në pjesën pranverore të kampionatit

Fitore me shifra identike ka marrë edhe Voska Sport në Ohër, që mposhti AP Brerën. Me tre pikët e reja skuadra e Voska Sport sadopak i largohet pjesës së poshtme të tabelës. Ndërkohë kampionët në fuqi Struga Trim Lum janë mundur në Kratovë nga Sileksi me shifra 3:1, përderisa dueli tjetër Gostivari – Rabotniçki u mbyll me barazim pa gola

 

Rezultatet

Shkëndija – Tikveshi 1-0

Sileksi – Struga Trim Lum 3-1

Gostivari – Rabotniçki 0-0

Shkupi – Pelisteri 3-1

Vardari – Besa 0-0

Voska Sport – AP Brera  3-1

 

TABELA: 1. Shkëndija  46 pikë, 2.Sileksi 41. 3.Rabotniçki 41, 4.Gostivatr 40, 5.Struga Trim Lum 32, 6.Shkupi 31, 7.Pelisteri 23, 8.AP brera 20, 9. Voska Sport 18, 10.Vardari 17, 11.Besa 15, 12.Tikveshi 15 pikë

Të mërkurën më 5 mars  takohen: Ap Brera – Gostivari, Besa – Sileksi, Pelisteri – Voska Sport, Rabotniçki – Vardari, Struga Trim Lum – Shkëndija dhe Tikveshi – Shkupi.

 

Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit