Të tjera lajme

LIGA E PARË: SHKËNDIJA DHE ARSIMI ME FITORE TË RËNDËSISHME

Dë ndeshjet e zhvilluara  dje  në  kuadër të javës së 19-të në Ligën e pare të futbollit vendor  sollën   fitore për ekipet  mysafire  Shkëndija   dhe  Arsimi që mu006Aën Sileksin gjegjësisht Shkupin.

Skuadra e Shkëndijës ka marrë një fitore shimë domethënëse ndaj Sileksit në Kratovë me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së 19-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Me tre  pikët e  fituara tani  Shkëndija  vazhdon  të mbetet  në pozitën e dytë në tabelë me 45 pikë apo gjashtë më pak se Vardari në pozitën e pare.. Pas ndeshjes  trajneri  Jeton Beqiri deklaruar  se është i kënaqur me  tre pikët  e fituara  që u  arritën në një teren të pa përshtatshëm

 “I kënaqur për luftën e fituar, pasi nuk mund të flas për futbollin e luajtur. Kjo këtu në këtë fushë nuk ka të bëjë me futbollin. I kënaqur me karakterin dhe angazhimin e futbollistëve. Me pak fat nuk arritëm që ta mbyllim mirë pjesën e parë, pranuam gol në moment shumë negativ. Pastaj kishte momente ku edhe rrezikuam, por kishim momente edhe ku mund të fitojmë, ndërsa edhe momente ku mund ta humbnim ndeshjen. E rëndësishme është se ne rrezikuam, futëm edhe lojtar më shumë ofenziv. Unë gjithmonë them, se fati i ndjek ata të cilët janë luftëtar dhe që japin maksimumin.”deklaroi trajneri Jeton Beqiri

Në Gostivar,klubi I futbollit  Arsimi  në cilësinë e mysafirit shënoi  fitore  kundër  Shkupit  3-0 , ndërsa autor të golave  ishin Remzifaik Selmani 2 gola dhe Argjend Gafuri 1 gol.  Autori i dy golave  pas ndeshjes  deklaroi  se  fitorja ishte imperativ për  ekipin e tij

 ‘’Normalisht çdo fitore është  motiv shtesë për ne . Sigurisht  se këto  tre pikë na  duheshin pasi vijmë pas një serie jo të mirë  dy humbje radhazi  Kjo fitore do të na  lehtësoj  shumë  të ardhmen të  fitojmë  si ekip  motiv dhe të jemi më  efikas dhe më  të përqendruar në ndeshjet e radhës’’ tha futbollisti Remzifaik Selmani

Me tre  pikët e fituara deje  kundër  Shkupit,  skuadra e Çegranit  tani me  25 pikë është në pozitën e gjashtë, ndërsa  në ndeshjen e  javës së 20  është nikoqire e Makedonija Gj.P

SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit