Me ndeshjen Shkëndija – Vardari që përfundoi 0-1 . me golin e David Babunskit nga penaltia në minutën e 49 –të u kompletua java e 10-të sezonit vjeshtor në Ligën e parë. Tabelën e kryeson Vardari me 24 pikë, para Strugës që ka 23 dhe Shkëndija e Sileksi me nga 21 pikë
Ndeshja e shumë pritur ndërmjet kampionit në fuqi klubi i futbollit Shkëndija dhe fituesi i Kupës ekipi Vardarit, sot u zhvillua në stadiumin e qytetit në Tetovës para mbi 4 mijë në shikuesve të pranishëm në tribuna ndeshja përfundoi me fitoren e Vardarit me një gol të vetë nga penalti që e realizoi David Babunski në minutën e 49-t.
Sa i përket ndeshjes duhet të theksojmë se Shkëndija zhvilloi një ndeshjet më të dobëta para tifozëve vendas , ndërsa Vardari realizoi qëllimin e vetë për at që kishte ardhur në Tetovë. Fitorja e Vardarit kundër ekipit tetovar erdhi pas plot tetë viteve . Pas përfundimit t ndeshjes trajneri Jeton Beqiri i shprehë i pakënaqur me gjithë atë që ndodhi për 90 minuta në fushën e gjelbër
“Në derbi nuk mund të ketë nënvlerësim, besoj që shumë futbollist në repartin e sulmit janë jashtë forme dhe për këtë duhet të gjejmë mënyrë se si të dalim nga kjo problematik që e kemi për momentin.. Jemi shumë pak të rrezikshëm në sulm, në momente të veçanta kur kemi raste të pastra para golit nuk i shfrytëzojmë, por edhe gabimet e kundërshtarit nuk i shfrytëzojmë dhe kjo është shumë shqetësuese për momentin. Për atë në fillim e potencova, se gjithçka në këtë takim shkoi kundër nesh” deklaroi pos tjerash trajneri Jeton Beqiri
Në ndeshjet tjera që u zhvilluan gjatë fundjavës kishte shumë befasi dhe efikasitet të lartë. Të premten Bashkimi mundi Shkupin 4-1 , ndërsa Arsimi në Kavadar mundi Tikveshin 4-3, Të shtunën lideri në renditjen e tabelës Strufga Trim Lum të shtunën para tifozëve vendas zhgënjeu duke pësuar nga ekipi AP Brera me rezultatin befasues 2-4. Struganët në nëntë e xhirot e para kishin pranuar vetëm 5 gola , ndërsa të shtunën nga AP Brera pranuan 4 gola . Kujtojmë se autor të golave në ndeshjen kundër strumicasve ishin Zenku dhe Bojku, ndërsa për miqtë shënuan Naumçevski, Stojanov dhe Ncenge 2 gola,
Në ndeshjen tjetër të së shtunës Rabotniçki dhe Makedonija Gj.P i luajtën me barazimi pa gola. Dje Sileksi në Kratovë shënoi fitore 3-1 kunder ekipit të Pelisterit. Rezulatet e xhiros së 10-të: Bashkimi – Shkupi 4-1, Tikveshi – Arsimi 3-4, Struga Trim Lum – AP Brera 2-4, Rabotniçki –Makedonija Gj.P 0-0, Sileksi – Pelisteri 3-1 dhe Shkëndija Vardari 0-1
Pas kompletimit të javës së 10-të tabelën e kryeson Vardari me 24 pik, para Struga Trim Lum që 23 dhe Shkndijës me 21 pikë







