Të tjera lajme

LIGA E TRETË PERËNDIM: KAMJANI VAZHDON KRYESIMIN TANI ME  30 PIKË

Pjesa pranverore e kampionatit në Ligën e  tretë Perëndim  nisi sipas parashikimeve . Kamjani  mbetet  pretendenti kryesor  pë titullin kampion, këtë e dëshmoi edhe në  ndeshjen  derbi me  Dritën e  Bogovinës  që e fitoi  6-1.

 Me ndeshjet e xhiros së 12-të që u zhvilluan gjatë fundjavës  nisi pjesa e dytë  kampionatit 2025/2026 në Ligën e tretë  në Grupin  Perëndim.  Lideri  në  renditjen   e tabelës  klubi i futbollit Kamjani  edhe    pjesën e  dytë të kampionatit e  nisi   fuqishëm  duke  e mundur rivalin e kahmotshëm Dritën e Bogovinës me rezultatin e thellë 6-1. 

Pas  përfundimit të ndeshjes  trajneri i KF Kamjani,  Bekim Ziberi  për TV Koha  tha se përgatitjet  cilësore dhanë efektin e vetë  edhe në derbin kundër Dritës dhe  se  Kamjani mbetet  pretendent  për  titullin kampion.

“Është e vërtet që ngelemi pretendent , mirëpo   ne  shkojmë lojë pas loje . Domethënë çdo lojë e marrim me seriozitet deri në mbarim të kampionatit . Edhe pse  e dimë se ndoshta  do të  jemi cakë nga ekipet  tjera , mirëpo qëllimi  jonë është  të ngelim kampion dhe në lojën e e  fundit nëpërmjet barazhit të mundohemi   të  qëllimet që i kemi të plasohemi n Ligën e dytë të Republikës së Maqedonisë së Veriut“  deklaroi trajneri Bekim Ziberi

  Pas kësaj  fitoreje  Kamjani  mbetet pretendenti kryesor për titullin kampion duke  u bazuar edhe në përkrahjen e banorëve  të këtij vendbanimi dhe  kushte  e infrastrukturës sportive.

  “Me  nuk  qenë përkrahësit  që veç i  përmendët  komuna  dhe bashkëqytetarët tonë ne  nuk do  ishim këtu  ku jemi. Ato na mundësuan edhe me  kushtet edhe  siç e shihni  stadiumin  edhe me  infrastrukturë është përmirësuar në maksimum . Pa  përkrahjen e tyre ne  nuk do  ishim këtu ku jemi “ tha  trajneri Ziberi

 Rezultatet e  xhiros së 12-të: Kamjani – Drita   6-1, Luboteni – Dobroshti 4-5, Xhepçishti – Vëllazërimi  3-3,  Vardari – Napredoku 3-1 dhe  Renova – Skënderbeu  3-1 , Reçica  ishte e lirë.

Tabelën  në Ligën e  tretë Perëndim e kryeson Kamjani me  30 pikë e ndjekur  nga  Vardari i Bërvenicës me  24 dhe  Vëllazërimi i Kërçovës  me  23 pikë.

Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit