Të tjera lajme

VOLEJBOLL: KV SHKËNDIJA REGJISTROI FITOREN E SHTATË ME RADHË

Ndeshja  e xhiros së shtatë  e  sezonit  pranveror në fazën Play out në kampionatin e  mes dy  skuadrave  tetovare  Shkëndija  – Liria  përfundoi me  rezultatin 3-1 në sete  për ekipin kuqezi.

 Klubi i Volejbollit Shkëndija ka shënuar fitore 3:1 përballë KV Liria e Zherovjanit në xhiron e 7-të të tabelës play-out në elitën e volejbollit vendor. Kuqezinjtë  fituan me  përmbysje  pasi  Liria  në setin e pare  fitoi me rezultatin 25: 19,  seti i dytë ishte i barabartë;  por fati ishte në anën e kuqezinjve  që  fituan 27-25, ndërsa  ne setin e tretë dhe të katërtin Shkëndija i fitoi pa problem me diferencë të madhe . Pas  përfundimit të ndeshjes  ndihmës trajneri i  ekipit Shkëndija  Besim Rexha u  shpreh i kënaqur  me këtë fitore

 “ Edhe pse ne  pritshim se do të përfundoj ndeshja  3-0 në favorin tonë, mirëpo ne kemi një ekip të ri të cilët janë nuk kanë shumë përvojë, nuk kanë shumë loja  dhe nuk  filluan ashtu siç duan . Mirëpo e  përmbysëm rezultatin  në setin e dytë  deri të katërtin  bindshëm arritëm që të fitojmë setet  dhe  të fitojmë 3-1. Domethënë ne  ishim edhe  favorite dhe e dëshmuam  këtë” deklaroi ndihmës  trajneri Besim Rexha

Për  ekipin kuqezi ishte  kjo  fitorja e shtatë në sezonin  pranveror por  trajneri Rexha premtoi se Shkëndija  deri në fund  të kësaj  faze do t`i fitojw të gjitha  ndeshjet me rezultat  maksimal.

Po besojmë se edhe tre ndeshjet tjera  që na kanë ngelur të gjitha  do ti fitojmë me rezultat  3-0  siç I kemi fituar edhe këto loja në fazën e play out  dy-tre  xhirot  paraprake  dhe besoj se deri në fund  edhe  këto  xhiro që na  kanë ngelur  do ti fitojmë 3-0 , Besoj se për kampionatin e ardhshëm  do ti kemi këto lojtarët e rim ë me përvojë. Ata  dita  ditën dëshmojnë se janë e ardhmja e  e ekipit. Dhe shpresojmë se ata do të bëhen lojtar;që do ta mbajnë lojën dhe  do të garojnë për kreun e tabelës”  tha   Besim Rexha

Nw tabelwn e klasifikimit nw Play Out, Kryeson Shkëndija me 36 pikë e ndjekuar  nga  Liria që ka  28 pikë.

Shaban Sinani  – TV Koha

Të fundit