28/05/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ligji për 530 milionë euro për përballje me krizën sot para deputetëve të RMV-së

Deputetët sot duhet ta vazhdojnë seancën e 92-të plenare në rend dite të së cilës janë propozim ligjet për huazimin e Republikës së Maqedonisë tek Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) me linjën kreditore për kujdes dhe likuiditet, si dhe për huazimin e vendit tek Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim – Banka botërore sipas Marrëveshjes për financim të Projektit për ndërtimin e institucioneve efektive, transparente dhe llogaridhënëse për menaxhimin me financat publike, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Nevoja për miratimin e këtyre ligjeve u votua dje gjatë përcaktimit të rendit të ditës të seancës së 92-të.

Me linjën kreditore për kujdes dhe likuiditet nga FMN-ja për përkrahje të Buxhetit shtetëror duhet të sigurohen 530 milionë euro. Qëllimi i linjës kreditore është të sigurohet mbrojtje efektive nga kriza për ato vende anëtare të FMN-së, të cilat kanë baza të shëndosha financiare, respektivisht politika.

Për Projektin për ndërtimin e institcioneve efektive, transparente dhe llogaridhënëse me financat publike, megjithatë janë planifikuar 24,9 milionë euro, prej të cilave hua nga Banka botërore me vlerë prej 20 milionë euro dhe 4,9 milionë euro grant nga BE, që do të administrohet përmes BB. Projekti do të implementohet përmes Njësisë për menaxhimin me projektin, e cila do të formohet në Ministrinë e Financave.

Opozita ka paralajmëruar se nuk do ta bllokojë miratimin e ligjeve.

Në Kuvend sot dy seanca do të mbajë edhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.

Të fundit