Të tjera lajme

Partia ZNAM kërkon propozim të ri nga Fronti Evropian për kryetar të Komisionit për politikë sociale

Partia ZNAM kërkon propozim të ri nga Fronti Evropian për kryetar të Komisionit për politikë sociale. Sipas tyre, është e pakuptimtë që Ilire Dauti të vazhdojë të ushtrojë funksionin pas votimit të interpelancës ndaj saj.“Është tërësisht e palogjikshme që pasi të votoni interpelancë, të konstatoni përgjegjësi te dikush se nuk i ka respektuar Kushtetutën dhe ligjet ose Rregulloren e Kuvendit dhe nuk ka vepruar me përgjegjësi gjatë punës së tij, të vazhdojë të bëjë punën. Praktikisht, nëse me votim nuk ka veprime të tjera juridike të detyrueshme, atëherë e kotë që keni konstatuar shkelje nëse për atë shkelje nuk ka sanksione. Për ne, kolegia Dauti nuk mundet më të jetë kryetare e këtij komisioni dhe absolutisht Fronti Evropian duhet të propozojë kandidat të ri për këtë funksion”, thonw nga parita ZNAM.VMRO-DPMNE-ja thotë se me votim e tregoi qëndrimin e saj.“Mendoj se qëndrimi i partisë politike VMRO-DPMNE vërehet nga mënyra e votimit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.Qëndrimi ynë është i shprehur qartë me votimin pozitiv për interpelancën. 61 vota me të vilat kërkohet përgjegjësi për punën, është qëndrim i thënë mjaft qartë”, tha Mile Lefkov, nga VMRO-DPMNE.Dauti sot ishte e pakapshme për të treguar nëse do të japë dorëheqje nga pozita e kryetares meqë sipas kreut të Kuvendit, interpelanca e miratuar nuk ka pasoja juridike dhe nuk nënkupton shkarkim. Ajo thotë se nuk do të qëndrojë në krye të atij komisioni nën diktatin e Levicës.“Interpelanca e votuar në Kuvend, ashtu siç u miratua edhe konkluza nënkupton largimin tim ose veprimin tim nën diktatin e Levicës dhe VMRO-së.Perballë të zgjedhurit në mes humbjes së pozicionit të Kryetares së Komisionit dhe veprimit nën diktat, sipas kushteve të përcaktuara nga Levica dhe të propozuara si Konkluzion nga Afrim Gashi, mos keni asnjë dyshim që do pranoj lirinë e veprimit si deputete, ashtu siç e kam bërë gjer tani, e lirë dhe e pavarur. Ashtu duhet të jetë edhe çdo qytetarë pavarësisht diversitetit që kemi”, ka thënë Ilire Dauti.VLEN thonë se nuk duhet të bëhet më shumë drama në këtë temë.“Nuk ka nevojë për drama. Ilire Dauti ka qenë dhe mbetet kryetare e komisionit. Unë i uroj shëndet dhe ta bëjë punën si duhet”, deklaroi Izet Mexhiti, zv.kryeministër i parë.Interpelanca ndaj ilire Dautit në rolin e kryetares së Komisionit për politikë sociale ishte dorëzuar nga E Majta pas bllokimit që ajo i bëri ligjit për Branitellat. Dauti kishte thënë se deri sa ajo është kryetare ligji nuk do të kalojë. Ligji i propozuar nga LSDM-ja por që ka edhe mbështetjen e VMRO-DPMNE-së parashikon kompensim financiar të branitellave. Dauti kërkon në të përfshihen edhe ish ushtarët e UÇK-së

Të fundit