19/06/2024
29.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lloga: Gjyqtarja Manev ka dështuar në testin psikologjik dhe në testin e integritetit, mos të krijohet praktikë e paligjshme për përsëritjen e testit

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka dërguar letër me shkrim deri te Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në të cilën kërkohet që Këshilli të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore në lidhje me mendimin e dhënë nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike në Shkup, që gjyqtarja Snezhana Manev të ketë të drejtë sërish t’i nënshtrohet testit psikologjik të personalitetit dhe testit të integritetit.

“Në mendimin e dhënë nga ana e Institutit, thuhet se Snezhana Manev, kandidate për kryetare të Gjykatës, është testuar më 04.07.2023. Për shkak të lodhjes së shfaqur gjatë testimit, ajo nuk ka mundur vetë ta plotësojë testin e personalitetit psikologjik dhe testin e integritetit, për këtë arsye ekspertët rekomandojnë që ajo sërish t’i nënshtrohet testit më datën 14 korrik 2023. Bëjmë me dije se me një veprim të këtillë krijohet një praktikë e re e paligjshme për një person i cili tashmë ka dështuar në test, të fitojë mundësinë që sërish t’i nënshtrohet të njëjtit. Në të njëjtën kohë, me një veprim të këtillë për arsye subjektive, hapet pyetja nëse gjyqtares Manev i është lejuar t’i nënshtrohet testit të integritetit në kundërshtim me dispozitat ligjore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Llogës.

Të fundit