28/05/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Loja përmbylli një vit plot suksese

Mbrëmjen e djeshme qëndra për Bashkëpunim Ballkanik, Loja,mbajti mbrëmjen solemne tradicionale të fundvitit ku të ftuar ishin personalitete nga fusha të ndryshme të jetës publike në Maqedoninë e veriut të cilët kanë bashkëpunuar dhe kontribuar në sukseset e punës së LOJEs për vitin 2022 dhe jo vetëm. Për të festuar mbylljen me sukses edhe të një viti kalendarik të kësaj organizate, prezenteishte edhe Ambasadorja e gjermanisë në RMV, Anke Holstein, pasi shteti gjermanka qënë një nga bashkëpunëtorët më të mirë të aktivitete të ndryshme të zhvilluara nga LOJA duke besuar dhe mbështetur projektet e tyre. Bujar Luma, drejtori ekzekutiv dhe një nga themeluesit e Lojës thotë se ndihet krenar dhe I lumtur me sukseset e Lojës, me punën e të gjithë stafit dhe me faktin se tashmë loja ka kaq shumë miq e bashkëpunëtorë.

Edhe në të ardhmen sigurisht Loja do të vazhdoj me projekte në sfera të ndryshme të edukimit dhe kulturës tashmë duke u rritur dhe zgjeruar në nivel rajonal.

Në këtë mbrëmje nuk munguar as akademikë, rektorë e profesorë të universiteteve në Maqedoninë e Veriut të cilët kanë qënë pjesë të projekteve të iniciuara nga Loja.Rektori I Universitetit të Tetovës Kushtrim Ahmeti shpreh mirënjohjen për punën dhe kontributin që jep kjo qëndër në forcimin e bashkëpunimeve ndëruniversitare duke ofruar mbështetje dhe bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Loja është një organizatë jo qeveritare e cila prej 22 vitesh operon në qytetin e Tetovës dhe tashmë është kthyer në një organizatë lider në Rajon, me një histori frymëzuese suksesi . Aktivitete e Lojës janë të fokusuara në sferën e kulturës, jetës sociale por edhe edukimit duke thyer barrierat, vendosur urat e komunikimit dhe luftuar fenomenet negative të shoqërisë sonë.TV KOHA

Të fundit