24/05/2024
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjendja me sëmundjet infektive stabile

Komisioni për sëmundje infektive në seancën e sotme ka hqyrtuar gjendjen aktualeepidemiologjike në shtet dhe ka konstatuar se gjendja me Covid 19 është stabile dhe nuk ka rritje të numrit të rasteve pozitive, nuk të vdekur dhe të hospitalizuar.Qëndrimi i Komisionit për sëmundje infektive është se masat që janë në fuqi, si mbajtja e maskës në institucionet shëndetësore, barnatore, transport publik, shtëpi për pleq dhe persona me nevoja të veçanta, do të mbeten akoma në fuqi.Poashtu edhe për sa I përket infeksioni me virusin e RSV tek fëmijët, është konstatuar se gjendja ështëb stabile, nuk ka rritje të numrit të të infektuarve dhe hospitalizimeve, ndërsa kapacitetet spitalore i plotësojnë nevojat për dhënien e përkujdesit shëndetësor për fëmijët me simptoa.Komisioni për sëmundje infektive vazhdon të ndjekë gjendjen me sëmundjet infektive në vend dhe nëse ka nevojë për rekomandime të reja, qytetarët do të njoftohen në kohë.TV KOHA

Të fundit