Të tjera lajme

LOJË SPEKTAKOLARE E KOSOVËS, MUNDET SUEDIA 2-0

Në ndeshjen e raundit të dytë të grupit B, për kualifikim në Botërorin 2026, Kosova në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë në një atmosferë spektakolare mundi Suedinë 2-0

Përfaqësuesja e Kosovës  në futboll ka arritur një fitore të rëndësishme 2:0 ndaj Suedisë në ndeshjen e grupit B ,e vlefshme për kualifikim në Botërorin 2026 që njëherit është fitorja më madhe e në histori të Përfaqësueses së Kosovës.

Golat për Kosovën u shënuan në pjesën e parë nga Elvis Rexhbeçaj dhe Vedat Muriqi, duke rikthyer moralin pas humbjes së thellë nga Zvicra.

Nën drejtimin e trajnerit Franco Foda, Kosova tregoi organizim të mirë dhe efektivitet në finalizim ku përpos golave u krijuan edhe disa raste tjera ideale, ndërsa Suedia e trajnerit Tomasson edhe pse e pati posedimin nuk arriti të reagojë duke u gjunjëzuar në “Fadil Vokrri”.

UEFA ka shkruar për fitoren e madhe të Kosovës ndaj Suedisë me rezultat 2:0 të hënën mbrëma në “Fadil Vokrri”. “Kosova shënoi fitore mbresëlënëse ndaj Suedisë”, shkruan ndër të tjera në raportin e UEFA-s. Në ndeshjen tjetër të grupit  B, Zvicra  mundi Slloveninë 3-0.

Kjo fitore i jep Kosovës një impuls të madh për ndeshjet e ardhshme dhe e bën grupin B më të hapur se kurrë. Pas dy ndeshjeve në grupin B, renditja është kjo: Zvicra kryeson me 6 pikë, Kosova ka 3 pikë, ndërsa Suedia dhe Sllovenia kanë nga 1 pikë secila.

 
SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit