24/05/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së nuk mendohej për të rinjët, por për pasurimin e tyre personal

Të dyshuarit në skandalin kriminal të VMRO-DPMNE “Feniks” ​​akuzohen se kanë keqpërdorur 57 milionë euro para të qytetarëve për 11 monumente nga Shkupi 2014, akuzojnë sot nga LSDM.

“Shkupi 2014 është një ultra pastrues i madh parash. Vetëm në një rast janë keqpërdorur 57 milionë euro, para të popullit.

Po të kihet parasysh se një kopsht i ri, modern, i pajisur plotësisht kushton rreth 1.5-1.7 milionë euro, me 57 milionë euro në këtë rast, VMRO-DPMNE-ja ka vjedhur 33 kopshte”, thonë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se VMRO-DPMNE nuk mendonte për krijimin e kushteve më të mira për më të rinjtë, nuk mendohej të sigurohej kapacitete adekuate, mendohej vetëm pasurimi personal./Telegrafi/

Të fundit